Lajme
Policia dhe ushtria zvicerane përgatiten për sfidën WEF
Mjedisi i sigurisë dhe situata e kërcënimit kërkon që anëtarët e policisë dhe ushtrisë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) të kryejnë operacione më të gjera se një vit më parë. Vizitorët e rangut të lartë dhe një sesion i posaçëm para WEF për Ukrainën krijojnë kërkesa shtesë, sipas swissinfo.
Me konferencën për Ukrainën të dielën përpara se takimi aktual vjetor i WEF të fillojë të hënën, aranzhimet e sigurisë duhet të jenë të vendosura një ditë përpara, tha menaxheri i operacioneve të sigurisë Walter Schlegel në një konferencë për media në Davos të premten.
Prandaj, pikat e kontrollit në rrugën për në Davos do të jenë në funksion nga e diela. Hapësira ajrore u mbyll të premten dhe numri i madh i personave që kanë nevojë për mbrojtje të veçantë i bën të nevojshme masat shtesë këtë vit. Ndër të tjera, në Davos vijnë presidentët Volodymyr Zelensky nga Ukraina, Emmanuel Macron nga Franca dhe Isaac Herzog nga Izraeli, transmeton albinfo.ch.
Rreth Davos-it u ndërtuan gjithsej 52 kilometra gardhe mbrojtëse. Policia mbështetet nga rreth 5000 personel të ushtrisë. Sipas qeverisë federale, kostot shtesë për sigurinë arrijnë në rreth 9 milionë CHF.
Lidhjet Zvicër-Ukrainë
Gjithashtu të premten, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, uroi presidenten e re zvicerane Viola Amherd, e cila mori postin e rradhës më 1 janar, dhe i uroi asaj suksese në detyrën e saj.
Ai shprehu vlerësimin për mbështetjen e Zvicrës dhe gjatë bisedës telefonike theksoi dinamikën në rritje të dialogut dypalësh ndërmjet Ukrainës dhe Zvicrës.
Zelensky falënderoi gjithashtu Zvicrën për organizimin e konferencës së Ukrainës të planifikuar përpara takimit të WEF.
“Pas konferencës së Luganos, ky takim do të jetë ngjarja e dytë e rëndësishme ndërkombëtare e Zvicrës në mbështetje të Ukrainës”, shkroi Zelensky.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve











