Kosova
Rezultatet përfundimtare në Serbi: Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi, të premten ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 17 dhjetorit në Serbi.
Shaip Kamberi edhe zyrtarisht e ka fituar mandatin e katërt si deputet në Kuvendin e Serbisë, transmeton albinfo.ch.
Kamberi garoi me listën “Lufta politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” në zgjedhjet e jashtëzakonshme më 17 dhjetor, shkruan koha.net. Ai do të jetë përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë.
Lista e udhëhequr nga Kamberi mori 13.501 vota apo 0.35 për qind dhe fitoi një mandat në Kuvend.
Sipas rezultateve përfundimtare, në zgjedhjet në Serbi, të cilat nga shtetet perëndimore u kontestuan për shumë parregullsi, kanë votuar 3.815.007 persona me të drejtë vote.
Partia e Aleksandar Vuçiqit ka dalë bindshëm e para me 129 mandate, ndjekur nga “Serbia kundër dhunës” me 65 mandate. Partia e Ivica Daçiqit fitoi 18 mandate.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në










