Lajme
Gjermani: Plagoset rëndë një shqiptar 38-vjeçar
Referuar një deklarate të përbashkët nga prokuroria publike dhe një shqiptari 38-vjeçar, ky i fundit është plagosur rëndë pas një zënke. Policia gjermane është në kërkim të dëshmitarëve, përcjell albinfo.ch.
Të enjten pasdite (11 janar 2024) rreth orës 15:30, një dëshmitare raportoi për një person të plagosur rëndë në Hülser Strasse pranë Weyerhofstrasse. Ajo paraprakisht kishte dëgjuar një debat verbal mes të dëmtuarit dhe një shoferi të panjohur, gjatë të cilit i panjohuri e ka ther me thikë të dëmtuarin, transmeton portali Shtegu. Ai iku me makinën e tij drejt pikës së benzinës Aral ,atje në drejtim të Hüls.
Dëshmitarja e përshkroi të arratisurin si të moshës 60 deri në 70 vjeç, me flokë gri dhe kokë gjysmë tullac. Në momentin e krimit ai kishte veshur një xhaketë ngjyrë të çelur. Ai po ngiste një makinë të errët dhe më të vjetër. I dëmtuari është një 38-vjeçar nga Shqipëria. Ai u dërgua në spital për mjekim. Dëshmitarëve që vëzhguan incidentin u kërkohet të kontaktojnë policinë në 02151-6340 ose në [email protected].
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave














