Kosova
Çka parasheh Kodi Penal i Kosovës për abuzimin me liberalizim të vizave?
Institucioni i Prokurorit të Shtetit në Kosovë përmes një komunikate ka publikuar dispozitën e nenit 164 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili flet për abuzimin me regjimin e liberalizimit të vizave për shtetet e Bashkimit Evropian ose me Marrëveshjen Schengen.
Njoftimi është bërë me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve dhe tregon se çfarë përmban neni 164 i Kodit Penal, përkatësisht paragrafi 10 i këtij neni, përcjell albinfo.ch.
Sipas këtij neni, kush abuzon me regjimin e liberalizimit të vizave, mund të dënohet me burgim prej 1 deri në 8 vjet dhe me gjobë deri në 500 mijë euro.
“Me rastin e liberalizimit të vizave dhe me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve, Prokurori i Shtetit publikon dispozitën e nenit 164 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili ka të bëjë me kontrabandimin me migrantë, në veçanti, paragrafi 10 i këtij neni, që flet për abuzimin me regjimin e liberalizimit të vizave për shtetet e Bashkimit Evropian ose me Marrëveshjen Shengen”, thuhet në njoftim.
Neni 164: Kontrabandimi me migrantë
Kushdo që abuzon me regjimin e liberalizimit të vizave me shtetet anëtare të BE-së ose me Marrëveshjen e Shengenit, dënohet si më poshtë:
10.1. personi i cili rekruton, nxit, organizon, strehon ose bart persona në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, ose në ato të Marrëveshjes Schengen, me qëllim të realizimit dhe të përfitimit ekonomik, social ose të të drejtave të tjera, që janë në kundërshtim me të drejtën e Bashkimit Evropian dhe me rregullat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të Marrëveshjes Schengen dhe të së drejtës ndërkombëtare, dënohet së paku me katër (4) vjet burgim;
10.2. nëse personi vepron në kundërshtim me nënparagrafin 10.1 dhe/ose ka qene në dijeni se me bartjen do të realizohen përfitime ose ndonjë të drejte nga nënparagrafi 10.1, në kundërshtim me të drejtën e Bashkimit Evropian dhe me rregullat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të Marrëveshjes Schengen dhe me të drejtën ndërkombëtare, dënohet prej një (1) deri në pesë (5) vjet burgim;
10.3. nëse vepra është kryer për përfitime personale, kryesi do të dënohet për veprën, sipas nënparagrafit 10.1, me burgim, së paku tetë (8) vjet, ndërsa për veprën e kryer, sipas nënparagrafit 10.2, do të dënohet së paku me katër (4) vjet burgim;
10.4. nëse vepra është kryer nga personi juridik, do të dënohet me gjobë deri në pesëqind mijë euro (500.000);
10.5. pajisjet dhe mjetet transportuese të përdorura për kryerjen e kësaj vepre do të konfiskohen.
10.6. ky paragraf fillon të zbatohet në momentin kur Këshilli i Bashkimit Evropian merr vendim për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”.
Ndryshe, nga 1 janari 2024, qytetarët e Republikës së Kosovës mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026













