Kosova
Prokuroria: Personi i paidentifikuar hodhi mjetin shpërthyes në drejtim të dy viktimave në Mitrovicë
Mbrëmë u raportua se dy persona kanë mbetur të plagosur në veri të Mitrovicës, si pasojë e shpërthimit të një granate dore, përcjell albinfo.ch.
Njëri nga të plagosurit, sipas policisë, ka marrë lëndime të rënda, por që i njëjti ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me këtë rast nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar si “Vrasje e rëndë në tentativë“, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Me datë 15 janar 2024 rreth orës 23:52, rrugën Knjaz Millosh në Mitrovicë të Veriut, një person deri tash i paidentifikuar ka hedhur një mjet shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore, në drejtim të dy viktimave, të cilët kanë pësuar plagë trupore.
Prokurori kujdestar i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me policinë rasti është duke u hetuar për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë“, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, ka deklaruar zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin në veri, Veton Elshani, ka thënë për Telegrafin se lidhur me këtë rast ende nuk është arrestuar ndonjë person dhe se nuk beson që rasti ka të bëjë me çështje etnike.
“Ende nuk ka të arrestuar, derisa nuk kemi arsye të besojmë që ky rast ka lidhje me çështje etnike”, tha Elshani.
Ai shtoi se granata ka shpërthyer jashtë hotelit “Bisevac”.
“Granata ka shpërthyer jashtë hotelit Bisevac, derisa tre persona kanë qenë duke hyrë në veturë”, u shpreh Elshani.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden, në një aktivitet ku morën... -
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas
Jeta në Zvicër
-
Korriku sjell rregulla të reja në Zvicër Nga 1 korriku 2026 hyjnë në fuqi një sërë ndryshimesh në Zvicër. Ato prekin transportin rrugor,... -
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden -
Shqiptari i dënuar për dhunim, bën për vete dy police zvicerane -
Vaud ndan 15 milionë franga për parandalimin e zjarreve pas tragjedisë në Crans-Montana -
Vala e të nxehtit rrit ndjeshëm vizitat në spitale në Gjenevë













