Kosova
Gërvalla: Lajçaku dështoi në procesin e dialogut, ka hyrë pa strategji e vizion
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, tha se ndërmjetësi për dialog, Miroslav Lajçak, është i dështuar.
“Ai ka hyrë pa strategji dhe pa vizion në këtë proces të dialogut dhe, si duket, i tillë do të largohet nga ky dialog kur t’i skadojë mandati”, tha ajo.
Sipas saj, premtimet që i janë bërë Kosovës nuk e kanë pasur vlerën as 24 orë, derisa ka shkuar Lajçaku në Beograd.
“Banjska është dëshmia më e mirë që Lajçaku e ka dështuar gjithë procesin e dialogut”, tha Gërvalla.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se nuk e fsheh se drafti i Asociacionit nuk është i mirë.
Ajo tha masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës janë jo vetëm të padrejta, por totalisht të pakuptueshme.
“Jo vetëm për ne, por për një pjesë të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian. Ata nuk po dinë t’i heqin, sepse nuk po dinë se për çfarë i kanë vënë”, tha ajo.
Gërvalla ka folur rreth vlerësimeve nga BE-ja për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjkës.
“Ka pasur vlerësime të ndryshme nga ana e institucioneve të BE-së, të cilat kanë çuar në një vlerësim të gabuar të asaj çfarë ka ndodhur në Kosovë. Fakti që BE-ja, edhe pas deklaratave e rezolutave të Parlamentit Evropian, edhe pas deklaratave të ndryshme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, BE-ja si institucion pra, ajo pjesë e institucioneve të BE-së që merret me politikën e jashtme të BE-së, konkretisht zyra e Borellit, nuk kanë arritur të japin verdiktin për atë që ka ndodhur në Banjskë”, tha ajo.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden, në një aktivitet ku morën... -
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas
Jeta në Zvicër
-
Korriku sjell rregulla të reja në Zvicër Nga 1 korriku 2026 hyjnë në fuqi një sërë ndryshimesh në Zvicër. Ato prekin transportin rrugor,... -
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden -
Shqiptari i dënuar për dhunim, bën për vete dy police zvicerane -
Vaud ndan 15 milionë franga për parandalimin e zjarreve pas tragjedisë në Crans-Montana -
Vala e të nxehtit rrit ndjeshëm vizitat në spitale në Gjenevë














