Kosova
Vdes 18-vjeçari që u rrah brutalisht në Podujevë
Të shtunën mbrëma ka vdekur L.F., 18-vjeçar, i cili u rrah brutalisht më 14 janar në Podujevë.
Siç ka konfirmuar Agreta Gecaj-Gashi për KOHËN, i riu vdiq të shtunën, pasi nuk arriti t’u bënte ballë lëndimeve. Ajo ka thënë se viktima ishte pranuar në QKUK në njësinë e mjekimit intensiv me lëndime të rënda. Siç ka bërë të ditur Gecaj, bëhej fjalë për lëndime të rënda në tru.
Policia ndërkaq ka njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ndërkohë me autorizim të prokurorit, vepra është ricilësuar nga tentimvrasje në vrasje të rëndë.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik lidhur me rastin e dt. 15 janar 2024, në Podujevë, ku pas një përleshje fizike, dy të dyshuar (të mitur) e kanë goditur me një shkop viktimën (tashmë të ndjerin, 18 vjeç), duke i shkaktuar lëndime trupore, ku si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa po në të njëjtën ditë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale ‘Vrasje në tetnativë’ (tashmë vrasje) dhe rasti ka filluar të trajtohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Brenda afatit ligjor, pranë gjykatës kompetente, prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarit, e cila është aprovuar dhe të dyshuarit aktualisht ndodhen nën masën e paraburgimit”, thuhet në njoftim e Prokurorisë.
Xhaxhai i tij për mediat lokale ka treguar se nipi i tij ishte ndjekur nga të dyshuarit me veturë. Sipas tij, të dyshuarit fillimisht e shtypën me makinë e pastaj e rrahën.
“Unë jam axha i tij. L. si 18-vjeçar ka qenë punëtor, ka qenë jetim. Pa dy prindërit. Prej dorës kriminele shqiptare. Së pari e kanë ndjek me kerr, e kanë shkel, e kanë shtypë, e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrezuar L., e kanë goditur me stupca bejsbolli derisa sot në ora 3 pasdite ndërroi edhe jetë”.
Për vdekjen e të riut ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi. “Rast i rëndë e shumë prekës, vdekja tragjike e të riut, L.F., i cili na tronditi të gjithëve me rrethanat e vdekjes. I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe shoqërisë së të ndjerit”, ka shkruar ai.
Rasti pati ndodhur në rrugën “Drenica” në Podujevë. Sipas raportit 24-orësh të 15 janarit, në vend të ngjarjes ishte konfiskuar një thikë dhe një veturë. /Koha.net
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













