Kosova
QKUK: 4-vjeçarja nga Gjakova ka pasur infeksion akut-sepsë
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka reaguar për vdekjen e 4-vjeçares nga Gjakova, që vdiq të hënën në Qendrën Emergjente të QKUK-së.
Në reagimin e tyre thuhet se ajo kishte infeksion akut të rëndë të shkallës së lartë – sepsë.
“Në Qendrën Emergjente të QKUK-së kryhen të gjitha analizat laboratorike dhe ato diganostike – radiologjike, thirrën në konsultë edhe mjekët e lëmenjve përkatëse. Pas të gjitha konsultave, vendoset për trajtim të mëtejmë në Repartin Intensiv në Klinikën e Pediatrisë, me diagnozë të punës Sepsë (infeksion akut i rëndë i shkallës se lartë). Përkundër të gjitha masave reanimatore të ekipeve të mjekëve të Klinikës së Pediatrisë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, fëmija ndërron jetë me datë 19 shkurt 2024”, thuhet në njoftim.
SHSKUK-ja ka thënë se ka kërkuar raporte të detajuara nga Spitali në Gjakovë dhe QKUK-ja.
Ky institucion ka apeluar që të mos ketë spekulime për rastin deri në rezultatet e hetuesisë, për të cilat është shprehur se do t’i marrë parasysh për veprime të mëtejme.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Kthimi afatgjatë në Brienz konsiderohet i mundur Jeta në fshatin Graubünden të Brienz/Brinzauls në Zvicrën lindore, i cili u kërcënua nga një rrëshqitje... -
Qeveria zvicerane prezanton planin për të ndaluar mungesën e banesave të përballueshme -
Zvicra është lider në kamionët e rinj elektrikë -
Zjarr masiv në Lucernë, ndërhyjnë rreth 100 zjarrfikës -
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori













