Kosova
Osmani: Heqja e masave është e lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në veri
Osmani: Pas largimit të kryetarëve në veri, i caktoj zgjedhjet
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për procesin e peticioneve për shkarkimin e kryetarëve në veri të vendit. Duke e quajtur procesin të drejtë legjitime të qytetarëve, Osmani ka deklaruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke i proceduar për konfirmim final këto nënshkrime.
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se është shumë më rëndësi të potencohet se heqja e masave është e lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve dhe kjo e bën domosdoshmëri mbajtjen e zgjedhjeve sa më shpejt në katër komunat në veri të vendit.
Osmani ka deklaruar se në momentin kur të konfirmohen largimet e kryetarëve atje, brenda 30 deri 45 ditë do t’i caktojë zgjedhjet e reja.
“KQZ është brenda atyre afateve të parapara me udhëzim administrativ dhe për aq sa jam e informuar në takimet e vazhdueshme të kryetarit të KQZ-së jemi duke proceduar me konfirmimin final të këtyre nënshkrime dhe besoj që shumë shpejt KQZ do të mblidhet për ta miratuar edhe atë që quhet plan operacional që parasheh datat e të gjithave procedurave të tjera, përfshirë edhe kur do të mbahet largimi i kryetarëve dhe menjëherë pasi të konfirmohen rezultatet e largimit të kryetareve, të cilat kërkojnë mbi 50 për qind e të gjithë trupit votues të votojnë pro dhe nëse ndodh një gjë e tillë, brenda 30 deri 45 ditë është afat kur unë si presidente caktoj zgjedhje të reja lokale”, u shpreh Osmani.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra importon një numër rekord organesh Më shumë njerëz morën transplante në Zvicër në vitin 2025 falë një numri rekord të organeve... -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin -
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë? -
Zermatt ka më shumë të huaj se zviceranë














