Maqedonia
Xhaferi nënshkruan Deklaratën e përbashkët për integrim euroatlantik të Ukrainës
Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Shqipërisë, u takua dje me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe zëvendësministri i Financave, Filip Nikoloski.
Siç njoftojnë nga Qeveria, Xhaferi e theksoi mbështetjen e Qeverisë dhe vendosmërinë dhe përcaktimin e fuqishëm për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.
“Xhaferi theksoi se në bazë bilaterale, por edhe në kuadër të NATO-s, harmonizimi i plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si edhe me bashkëngjitjen ndaj Deklaratës së vendeve të G7-tës për garancitë e sigurisë për Ukrainën, Maqedonia e Veriut që nga fillimi i agresionit ushtarak rus manifeston në vazhdimësi pozicionin e saj dhe do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.
“Kryeministri Xhaferi theksoi se ndjen një përgjegjësi dhe obligim të veçantë, personale, pas pranimit të Urdhrit të Princit “Jarosllav i Urti” nga Kryetari i Verhovna Radë-s së Ukrainës, Ruslan Stefançuk në vitin 2022, të vazhdojë të japë në mënyrë aktive një kontribut personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës”.
“Presidenti Zelensky shprehu mirënjohje të thellë për Qeverinë dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e fuqishme dhe të gjithanshme, në radhë të parë politike dhe ushtarake të vendit, si dhe për pritjen e refugjatëve ukrainas. Ai potencoi se Ukraina posaçërisht e vlerëson atë që Maqedonia e Veriut iu bashkua Deklaratës së Buçës për të kërkuar përgjegjësi për krimet më të rënda të luftës të kryera në territorin e Ukrainës”, thuhet në njoftim.
Kryeministri Xhaferi dhe Presidenti Zelensky pas takimit nënshkruan “Deklaratën e Përbashkët të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës për integrimin euroatlantik të Ukrainës”.
Në Deklaratë dënohen së bashku krimet e forcave të armatosura të Federatës Ruse kundër popullsisë civile dhe infrastrukturës civile të Ukrainës, duke përfshirë objektet energjetike, shkollat, spitalet dhe ndërtesat e banimit, të cilat janë të mbrojtura nga e drejta ndërkombëtare humanitare.
Theksohet nevoja për tërheqje urgjente dhe të plotë të të gjitha trupave dhe formacioneve të armatosura të Federatës Ruse nga territori sovran i Ukrainës, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht që nga viti 1991. Dhe theksohet rëndësia e hetimit të krimeve të luftës në territorin e Ukrainës, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Në lidhje me perspektivat euroatlantike, në Deklaratë theksohet kontributi i rëndësishëm i Ukrainës në sigurinë e zonës euroatlantike, veçanërisht përpjekjet e Ukrainës për të penguar agresionin ushtarak të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Federatës Ruse. Në këtë drejtim, posaçërisht është theksuar qëndrimi i përbashkët për nevojën e forcimit plotësues të kapacitetit të konsoliduar të komunitetit euroatlantik, me qëllim të kundërshtimit efikas ndaj sfidave ekzistuese dhe sfidave potenciale globale dhe kërcënimeve të sigurisë.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













