Kosova
Parlamenti Evropian bën thirrje për heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës
Raportohet se Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian për heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Kjo deklaratë u bë si kërkesë në Rezolutën e miratuar të enjten nga Parlamenti Evropian.
Në këtë rezulutë po ashtu i bëhet thirrje BE-së që të miratojë një qasje të balancuar për ndërmjetësimin ndërmjet palëve në dialog, në mënyrë që të kapërcehet ngërçi aktual.
“(Parlamenti Evropian) mbështet normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës; i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në dialog me mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, bazuar në njohjen reciproke, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe pa vonesa të mëtejshme”, thuhet në një ndër pikat e kësaj rezolute.
Kjo rezolutë po ashtu kujton se dështimi për të avancuar në normalizimin e marrëdhënieve do të ndikonte negativisht në integrimin në BE të të dy vendeve.
“Parlamenti Evropian shpreh keqardhje për masat kufizuese të vendosura nga Këshilli kundër Kosovës dhe bën thirrje për heqjen e menjëhershme të tyre; i bën thirrje BE-së që të miratojë një qasje të balancuar për ndërmjetësimin ndërmjet palëve në mënyrë që të kapërcehet ngërçi aktual; kujton se dështimi i Dialogut do të kishte gjithashtu pasoja për rolin e BE-së si një lojtar i besueshëm i politikës së jashtme”, thuhet ndër të tjera në Rezolutën e PE-së.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool Në Gjenevë, autoritetet po e mbajnë nën vëzhgim shitjen e alkoolit tek të miturit. Këtë vit,... -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve










