Kosova
Komandanti i KFOR-it e vlerëson situatën e sigurisë të brishtë
Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, Ozkan Ulutas, e ka vlerësuar të qetë, por të brishtë situatën e sigurisë në Kosovë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Ulutas tha se KFOR-i po vazhdon përpjekjet për të parandaluar çdo përshkallëzim, ndërsa mbetet i gatshëm t’i përgjigjet çdo sfide që mund të ndodhë.
“Në përgjithësi, situata në terren është e qetë, por mbetet e brishtë. Ne jemi duke ndjekur nga afër çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë, duke përfshirë veriun e Kosovës dhe posaçërisht në disa komuna atje, përmes një pranie të dukshme dhe fleksibile, që përfshin patrullime të rregullta dhe angazhim me komunitetet lokale. Pas rritjes së tensioneve vitin e kaluar, NATO-ja ka vendosur qindra trupa shtesë. Ne kemi katërfishuar praninë e KFOR-it në veri të Kosovës dhe kemi trefishuar numrin e patrullimeve, duke përfshirë edhe zonën përgjatë vijës administrative të kufirit. Misioni ynë aktualisht numëron rreth katër mijë e 600 trupa, nga 28 vende kontribuuese, duke përfshirë aleatët dhe partnerët e NATO-s. Këta janë hapa të kujdesshëm për të siguruar që misioni i KFOR-it të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, ka thënë komandanti i KFOR-it.
Mes tjerash ai ka komentuar edhe mbi shqetësimet e ngritura nga ekspertë të sigurisë sa u përket tensioneve të mundshme të ardhshme.
“Si komandant i KFOR-it, unë i marr shumë seriozisht shqetësimet e tyre. Ne jemi duke vëzhguar nga afër çdo zhvillim të sigurisë në rajon. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Ne kemi një marrëdhënie të gjatë tashmë me të gjitha komunitetet që jetojnë në këtë zonë. Ne angazhohemi me ta në baza të rregullta. Ne e dimë se të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dëshirojnë dhe meritojnë paqe dhe siguri të qëndrueshme. Siç tha edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjatë vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor, nëntorin e kaluar, “qëndrueshmëria në rajon varet nga të gjitha palët që duhet të zgjedhin diplomacinë mbi dhunën. NATO-ja mbështet fuqishëm dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Të dyja palët duhet të angazhohen në mirëbesim. Kjo është e vetmja mënyrë për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve”, është shprehur Ulutash.
Sipas tij sulmi i 29 majit mbi trupat e KFOR-it dhe sulmi i dhunshëm i 24 shtatorit në veri ishin të paprovokuara dhe të papranueshme, duke bërë thirrje që autorët e një dhune të tillë të mbahen përgjegjës.
“Para së gjithash, sulmi i 29 majit mbi trupat e KFOR-it dhe sulmi i dhunshëm i 24 shtatorit në veri të Kosovës kundër Policisë së Kosovës ishin të paprovokuara dhe të papranueshme. Autorët e një dhune të tillë duhet të mbahen përgjegjës. Ne u kemi kërkuar autoriteteve përkatëse në Prishtinë dhe Beograd që të kryejnë hetimet e nevojshme ligjore për të vërtetuar faktet dhe për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë. Të gjitha këto qëndrime u shprehën shumë qartë edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë udhëtimit të tij në rajon nëntorin e kaluar. Nën hijen e dhunës, NATO vendosi rreth një mijë paqeruajtës shtesë dhe armatim më të rëndë në Kosovë. Ky ka qenë përforcimi më i madh i kontingjentit tonë në Kosovë në një dekadë dhe kjo tregon se NATO-ja është e gatshme të ruajë paqen”, shtoi komandanti i KFOR-it. /VOA
E-Diaspora
-
Erdhi nga diaspora për pushime, 40-vjeçarja humb jetën në Kosovë, familja kërkon obduksion Gruaja ndërroi jetë në shtëpinë e bashkëshortit në Mitrovicë, ndërsa prindërit kërkojnë zbardhjen e plotë të... -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” -
Gjermani/Francë
Sot u jepet lamtumira e fundit dy vajzave shqiptare nga diaspora që humbën jetën në aksidente tragjike -
BQK: Ekonomia e Kosovës pritet të ngadalësohet, inflacioni të rritet në 6.7% gjatë vitit 2026 -
Pranvera Hyseni solli nga SHBA një teleskop dhe e dhuroi në Ditën Ndërkombëtare të Asteroidëve
Jeta në Zvicër
-
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” Diaspora shqiptare zhvilloi të mërkurën në mbrëmje protestën e katërt me radhë në Sheshin e Kombeve... -
Pasaporta zvicerane, ndër më të fuqishmet në botë për vitin 2026 -
Nxirret në shitje vila luksoze buzë liqenit në Zvicër, kushton 5.5 milionë franga -
Xhaka renditet i treti në Botëror për pasimet më të shumta drejt sulmit -
Korriku sjell rregulla të reja në Zvicër












