Lajme
Vlerat ushqyese të fikut
Fiqtë janë ndër frutat më të veçantë dhe të preferuara të verës.
Gjenden shumë pak në treg vetëm në fillim dhe në fund të kësaj stine.
Kjo i bën ata shumë të dëshirueshëm për këdo dhe gjatë kohës kur piqen, konsumohen çdo ditë.
Megjithëse në dukje kjo nuk duket si një zgjedhje e keqe, pasi fiku është i pasur në vitamina dhe minerale, konsumimi i tepërt i tyre mund të sjellë disa komplikime në organizëm.
Më poshtë gjeni të listuara të gjitha efektet negative që mund të shkaktojë konsumimi i tepërt i tyre.
Efektet në stomak
Fiqtë janë një burim i mirë fibrash dhe rekomandohen për të zgjidhur shumë probleme në organizëm.
Duke filluar që nga konstipacioni deri te mbipesha.
Gjithsesi, pavarsisht të mirave që i dhurojnë organizmit, frutat e ëmbla të verës mund të jenë agresivë ndaj stomakut tuaj.
Kjo ndodh pikërisht sepse përmbajnë shumë fibra, të cilat interferojnë në mirëfunskionimin e organizmit. Duke ju shaktuar ndjesi rëndese dhe dhimbje të stomakut.
Nëse ndjeni dhimbje stomaku pasi keni ngrënë fiq, mjafton të pini disa gota me ujë të ftohtë për ta qetësuar atë.
Shkakton fryrje
Dhimbja e stomakut nuk është i vetmi problem që shkakton konsumimi i tepërt i fiqve.
Kjo frutë mund të shkaktojë edhe një sërë problemesh të sistemit tretës, siç janë fryrjet e barkut apo gazrat.
Mënyra më e mirë për të shpëtur nga ky problem është të konsumoni një sasi të limituar fiqsh deri në 2-3 në ditë.
Gjithnjë mos harroni të pini shumë ujë të ftohtë, në mënyrë që të qetësoni çdo efekt që ato mund t’ju japin.
Efektet në lëkurë
Fiqtë janë një ndër frutat më të mira për të kuruar shumë sëmundje kronike të lëkurës.
Kjo pasi përmbajnë sasi të madhe antioksidantësh, të cilët frenojnë radikalet e lira. Për rrjedhojë mbajnë rininë dhe shëndetin e lëkurës për vite me radhë.
Gjithsesi konsumimi i tepërt i tyre mund ta bëjë lëkurën tuaj më të ndjeshme, e sidomos ndaj diellit dhe rrezeve të dëmshme ultra violet.
Duke e bërë lëkurën më të ndjeshme dhe më delikate ndaj diellit, ajo do të ketë tendencën të rrudhet, njolloset dhe plaket më shpejt. Prandaj nëse konsumoni shumë fiq, kujdesuni të mbroni sa më shumë nga dielli lëkurën tuaj.
Dëmton sistemin tretës dhe mëlçinë
Një ndër efektet më madhore anësore të fiqve nis nga sistemi tretës.
Kjo pasi duke qënë të pasur me kokrriza të vogla në brendësi të tyre, janë të vështirë për t’u tretur dhe larguar nga trupi.
Këto fara mund të jenë të dëmshme edhe për mëlçinë nëse konsumohen në sasi të mëdha.
Ndikimi në kocka
Konsumimi i tepërt i fiqve ka një ndikim negative edhe në kocka për shkak të okslataeve që janë prezente në këtë frutë.
Oksalatet janë një lloj kripe që redukton kalciumi në trup, duke dobësuar kështu edhe kockat.
Fiqtë nuk rekomandohet të konsumohen nga personat që vuajnë nga sëmundje të kockave, si osteoartriti, apo artriti.
Gjithashtu fiqtë janë të dëmshëm për personat që vuajnë nga veshkat, gratë shtatëzanë apo lehonat. Për shkak të disa mineraleve që përmbajnë, të cilat mund të kthehen në një problem për organizmin.
Megjithëse çdo organizëm regaon ndryshe ndaj ushqimeve të ndryshme, mundohuni të mos e teproni me sasinë e fiqve që do të konsumoni.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nesër është dita e fundit e regjistrimit të diasporës Nesër, afati i fundit për t’u regjistruar diaspora...
-
Romë
Një kompani e drejtuar nga shqiptari, shpallet kompania më e suksesshme në Itali
-
Itali
Irma Kurti vlerësohet me “Çmimin e Kulturës” në Itali
-
Pianistja e njohur kosovare, Lule Elezi, mban koncert recital në vendlindjen e Shopenit
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR?
Jeta në Zvicër
-
Të dhënat e pasagjerëve ajror duhet të jenë në gjendje të përdoren nga policia Mbledhja e të dhënave të caktuara nga pasagjerët e ajrorë dhe ruajtja e tyre për një...
-
Zvicër: Një burrë plagos disa persona në Zofingen
-
Kompanitë e sigurimeve shëndetësore duhet të paguajnë për syzet, me paratë e taksave
-
Wiedikon: Vendasit, të indinjuar me qiratë e larta
-
Gjendet viktima e fundit e ortekut të prillit