Kosova
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL pa ndihmën e SHBA-së, i pamundur
Sot, presidentja Vjosa Osmani dhe ndihmëssekretari për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Todd D. Robinson, në një konferencë të përbashkët për media kanë vlerësuar bashkëpunimin mes dyja vendeve, përcjell albinfo.ch.
Osmani ka thënë se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur që Byroja Ndërkombëtare për Narkotik dhe Sundim të Ligjit i ka ofruar vendit përgjatë viteve.
Ajo ka thënë se mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë prezente në çdo sektor.
Osmani ka deklaruar se Kosova është detyruar të fillonte nga zeroja.
“Sukseset tona janë edhe dëshmi e bashkëpunimit me partnerët. Disa nga arritjet më të rëndësishme të institucioneve tona e kanë vulën e byrosë që drejton ndihmëssekretari, përfshirë edhe Policinë e Kosovës. Në takim me ndihmëssekretarin e informova për synimin strategjik të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL që do të jetë i pamundur pa mbështetjen e SHBA-së. Të vetmit që përfitojnë nga mosanëtarësimi i Kosovës në INTERPOL janë kriminelët. Është dëshirë dhe vullnet i përbashkët që ata t’i luftojmë deri në fund dhe pa kompromis”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin me SHBA-në.
Në anën tjetër, Robinson ka deklaruar se SHBA-ja do ta mbështesë Kosovën në përpjekjet për të ndërtuar institute jetike të sigurisë dhe struktura të gjyqësorit.
Ai ka thënë se po punojnë për një Kosovë më të mirë sot.
Robinson ka shtuar se po punojnë për një të ardhme më të mirë për të gjithë kosovarët.
“Fakti që jam këtu tregon mbështetjen tonë për atë që po bëni ju, për qytetarët e Kosovës. Porosia ime është që SHBA-ja është këtu për t’ju mbështetur në përpjekjet tuaj për të ndërtuara institute jetike të sigurisë e gjyqësisë. Po punojmë për një Kosovë më të mirë”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania Edhe një kalimtar i rastit që po ecte në qendër të Podujevës mbeti i plagosur nga... -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë -
Erdhi nga diaspora për pushime, 40-vjeçarja humb jetën në Kosovë, familja kërkon obduksion -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” -
Gjermani/Francë
Sot u jepet lamtumira e fundit dy vajzave shqiptare nga diaspora që humbën jetën në aksidente tragjike
Jeta në Zvicër
-
Rriten ndjeshëm kolonat në autostradat e Zvicrës Kolonat në autostradat e Zvicrës arrijnë nivele rekord... -
Presidenti zviceran kritikohet për lëshimet ndaj SHBA-së -
Pse Zvicra po përballet gjithnjë e më shpesh me valë të forta të nxehti? -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” -
Pasaporta zvicerane, ndër më të fuqishmet në botë për vitin 2026












