Shqipëria
Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për turistët këtë vit, nuk ka prodhim vendas të mjaftueshëm
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri, duke u bazuar tek pritshmëritë për 14 milionë turistë që pritet ta vizitojnë vendin këtë vit, ka llogaritur se Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime, transmeton albinfo.ch.
Kjo shifër është 220 milionë dollarë apo 24.4 për qind më e lartë se vitin e shkuar gjatë së cilit vendin e vizituan 10.5 milionë të huaj.
“Turistët duan prodhime shqiptare, po sa mundet bujqësia jonë të ushqejë turistët e huaj? Kapacitetet janë, por nuk janë mundësitë. Çfarë do të thotë kjo? Në gjithë shtetet e botës, bujqësia subvencionohet, ku më shumë e ku më pak, por gjithmonë më shumë se sa Shqipëria”, ka thënë Theodhor Kristuli, kryetar i Unionit Agroushqimor, shkruan A2CNN.
Njohës të këtij sektori, kanë vlerësuar se turizmi është një shans i mirë për bujqësinë, por me zhvillimet aktuale në bujqësi, veçanërisht ato në drejtim të financimit, më shumë se sa prodhimi vendas, të gjitha gjasat sinjalizojnë për zgjerim të importeve.
“Duke parë edhe pjesën e turizmit që po na rritet goxha, do të ishte një gjë e mirë për ne sikur të ktheheshin pak sytë te bujqësia. Do ndihmonte ekonominë, fermerët, pra të gjithë ne”, ka thënë tutje Kristuli.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











