Kosova
Abdixhiku i përgjigjet Kurtit: LDK-ja është e gatshme për zgjedhje
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Kurti lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri mbrëmë ka ofertuar partitë opozitare për zgjedhje të reja.
“Mund t’i bëjnë numrat bashkë me neve. Kjo është ofertë e imja. Unë po them po shkojmë në zgjedhje kur të dojë opozita”, ka thënë Kurti.
Kreu i LDK-së i është përgjigjur duke thënë se “Kurti është dorëzuar dhe duhet të japë dorëheqje”.
“Nëse është dorëzuar dhe duket se është dorëzuar, le të japë dorëheqje. Pra, nëse është dorëzuar, le të japë dorëheqje, pse ta komplikojë”, ka thënë Abdixhiku.
“LDK nuk bën mocion për shpërbërje të Kuvendit, por është e gatshme për zgjedhje dhe për qeverisje pas zgjedhjeve”, ka thënë Abdixhiku.
E-Diaspora
-
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania Edhe një kalimtar i rastit që po ecte në qendër të Podujevës mbeti i plagosur nga... -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë -
Erdhi nga diaspora për pushime, 40-vjeçarja humb jetën në Kosovë, familja kërkon obduksion -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” -
Gjermani/Francë
Sot u jepet lamtumira e fundit dy vajzave shqiptare nga diaspora që humbën jetën në aksidente tragjike
Jeta në Zvicër
-
Rriten ndjeshëm kolonat në autostradat e Zvicrës Kolonat në autostradat e Zvicrës arrijnë nivele rekord... -
Presidenti zviceran kritikohet për lëshimet ndaj SHBA-së -
Pse Zvicra po përballet gjithnjë e më shpesh me valë të forta të nxehti? -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” -
Pasaporta zvicerane, ndër më të fuqishmet në botë për vitin 2026












