Lajme
Vuçiç: Ditë jo të mira për Serbinë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se Serbinë e presin ditë të vështira përpara, përcjell albinfo.ch.
Duke mos dhënë detaje të shumta, Vuçiç tha se kishte marrë lajme të këqija në 48 orët e fundit. Sipas tij, këto lajme kërcënojnë interesat kombëtare të Serbisë dhe Republikës Srpska në Bosnjë e Hercegovinë.
Presidenti serb e cilësoi këtë si sfidën më të vështirë të Serbisë.
“Në këtë moment nuk është e lehtë të thuhet se çfarë lloj lajmesh kemi marrë në 48 orët e fundit… Ato kërcënojnë drejtpërdrejt interesat jetike kombëtare të Serbisë dhe Srpska-s. Në ditët në vijim do t’i njoh popullit të Serbisë me të gjitha sfidat që kanë përpara. Do të jetë e vështirë, më e vështira deri tani. Ne do të luftojmë. Serbia do të fitojë”, ka shkruar Vuçiç në rrjetet sociale.
Ndërkohë, sa i takon dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, dy ditë më parë dështoi takimi trepalësh i organizuar në Bruskel për arritjen e një propozimi të pranueshëm nga palët sa i takon heqjes nga qarkullimi të dinarit serb.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













