Lajme
Filmi “LAST EXIT” po vazhdon xhirimet ne Zvicër
Projekti filmik i metrazhit të gjatë artistik LAST EXIT me skenar dhe regji të Bekim Gurit e producentit Mumin Jashari dhe prodhim i shtepisë filmike Media Film Production nga Prishtina me subvencionim të Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe me mbështetje të Drejtorisë për Kulturë nga Komuna e Prishtinës dhe me sponzorizim nga Reiseburo Prishtina, Mahagoni-Pejë, Esquina Lorrach, Air Munich, Sky24, Uji Crystal e Lavazza.
Pas përfundimit të xhirimeve në Kosovë po vazhdohen xhirimet edhe në Zvicër, në Basel dhe në Gjenevë, ku një pjesë e ekipit të filmit ka filluar të realizoj skenat e filmit sipas skenarit me aktoret: Bajrush Mjaku, Teuta Ajdini Jegeni, Agron Shala, Fjolla Muhaxheri, Gabriella Scharnitzky, Kasem Hoxha, Arjeton Osmani, Veton Gashi, Avni Dalipi e Aurita Agushi, Edon Rizvanolli e Labinot Lajci, Albulena Bokshi etj.
Xhirimet në Zvicër do të vazhdojnë deri më date 31/03/2024.
Deri tani gjithcka ka shkuar mire dhe ka vazhduar sipas planifikimit pa ndonje ndryshim qe nga dita e pare e xhirimeve fal punes se palodhshme te nje ekipi te mrekullueshem me Dop; Latif Hasolli, Ass1 e regjise: Dina Morina e Ass 2 Xheraldina Krasniqi-Xheri, tonin: Ilir Xheladini, me skenografi te Burim Berisha, kostumet: Hana Zeqa e me props: Egzona Kadriji, skriptere: Qendrese Krasniqi e me Makeup Leushota Bytyqi e shume te tjere!
Xhirimet na u lehtesuan nga mbeshtetja e shume institucioneve dhe dashamireve te filmit duke na mundesuar qe te bejme xhirmet neper hapsirat si pjesen e burgut,spitalit, mbeshtetja nga Poloicia e Kosovea e me banesat e ndryshme etj. `
Pas gjetjes se eshtrave te djalit te tyre binjak Dritonit, i zhdukur ne luften e fundit ne Kosove, djali tjeter binjak I Fatimes dhe Fatmirit Agroni person aksident trafiku ne Zvicer. Me te mare lajmin per gjetjen e eshtrave te vellait te zhdukur Ai i aksidenton per vdekje dy persona ne zebra per kembesore!
Agroni denohet me 8 vjet burg!
Prinderit ne moshe te shtyer (70 vjecare) nuk besojne se do te jetojne aq gjate sa per ta takuar edhe njehere Agronin!
Ata provojne dy here te marin viza per por iu refuzohen.
Tentohet edhe ne forme ilegale por prap deshtojne dhe kapen ne Hungari, atyre u ndalohet hyrja ne zonen Shengen per 5 vjet.
Pas shume perpjekjeve te deshtuara Ata zgjedhin “vdekjen” ose “Assisted Suicide” si mundesine e vetme per ta takuar djalin e tyre ne burg ne Gjeneve te Zvicres.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? Shifrat e reja kantonale tregojnë se komunat në Cyrih po mbështeten gjithnjë e më pak në... -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten











