Kosova
Kujtohet Masakra e Lybeniqit: Nuk u kursyen as fëmijë e pleq
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar masakrën e fshatit Lybeniq të Pejës, që ndodhi 25 vjet më parë.
Ajo ka thënë se tendenca për shfarosjen e popullit shqiptar nuk i ka kursyer as fëmijët.
“25- vjet më parë regjimi gjenocidal i Serbisë, sikurse në shumë anë të Kosovës, dëshmoi barbarinë e tij, duke vrarë 79 civilë të fshatit Lybeniq. Tendenca për shfarosje të popullit shqiptar nuk kurseu as Muhametin 18-muajsh dhe Leonardin, 7-vjeçar”, është shprehur ajo.
Ajo shton se është obligim institucional që të mos ndalen së përpjekuri për vendosjen e drejtësisë për viktimat.
Më 25 maj të vitit 1998 në këtë fshat u vranë nëntë banorë, ndërsa më 1 prill të vitit 1999 u pushkatuan 72 të tjerë, në mesin e tyre gra shtatzëna, foshnja, fëmijë të mitur dhe burra të moshave të ndryshme dhe pleq.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile












