Kosova
Ministrja e Drejtësisë: Me mosveprime, shteti po i shndërron dhunuesit në vrasës
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka thënë se me mosveprime dhe neglizhencë nga institucionet e drejtësisë, shteti vetë po i shndërron dhunuesit në vrasës.“Institucionet e drejtësisë të veprojnë brenda kompetencave dhe mekanizmave që kanë në dispozicion, duke mos neglizhuar as edhe një rast të vetëm të dhunës në familje. Kur po kemi raste të neglizhencave, të mosveprimeve, shteti vetë po e shndërron dhunuesin në vrasës”, ka thënë ajo në konferencë.
Haxhiu ka bërë të ditur se janë kërkuar që për një sërë çështjesh të merren veprime urgjente.
“Të bëhet urgjent nënshkrimi i kontratës për mbikëqyrje elektronike të dhunuesve, të bëhet saktë vlerësimi i sigurisë për çdo rast të dhunës në familje, të ashpërsohen dënimet për armëmbajtje pa leje dhe të analizohet se si po sigurohen këto armë, urgjentisht KPK-ja të hapë pozita për mbrojtësit e viktimave, të adresohet secili lëshim në lëshimin e procedurave të rregullta të dhunuesve, të lëshohet udhëzues detyrues nga Kryeprokurori për të gjithë prokurorët, kur ka dyshime për dhunë në familje të mos ketë vendime për lëshim në procedurë të rregullt, të avancohet politika ndëshkimore, nuk është dënuar askush maksimalisht për ‘dhunën në familje’ si dhe ngritjen e një institucioni që merret me rehabilitimin e personave me probleme narkotike”, ka thënë ministrja e Drejtësisë.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë Fluks i madh turistësh, temperatura të larta dhe punime në transport – ja çfarë duhet të... -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin












