Kosova
Zëvendësministri Durmishi ftohet nga Prokuroria Speciale për rrugën Prishtinë-Podujevë
Sot, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, njoftoi se është ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar lidhur me nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë-Podujevë, përcjell albinfo.ch.
Ai ka shkruar në Facebook se është ftuar “duke u bazuar në spekulimet e një operatori ekonomik”, e sipas tij, rastet që i ka dërguar më parë në Prokurori s’po trajtohen.
“Dëshiroj të ju njoftoj se kam pranuar një ftesë nga prokuroria speciale për intervistë me datën 8 maj. Kur e mora ftesën mendova që më në fund po më ftojnë për të më pyetur për lëndën që e pata dorzuar në prokurori speciale para gati tri viteve. Por jo, ata më kishin ftuar për nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë. Me gjasë dikujt po i pengon dinamika e punimeve në këtë projekt sepse gjithçka po ecën sipas planit. Të ftosh zv.ministrin për intervistim duke u bazuar në spekulimet e një operatori ekonomik, edhe pas vendimit të OSHP- së që na jep të drejtë neve si autoritet kontraktues, më duket sinqerisht e pakuptimtë. Ankesa e atij operatori ekonomik është shpallur e pabazuar edhe me vendim”, ka shkruar Durmishi të martën.
Zëvendësministri ka theksuar se në Prokurorinë Speciale do të shkojë më 8 maj “për t’iu treguar që jam i lumtur që jam nënshkrues i kontratave për rrugën Prishtinë-Podujevë”.
“Sa e sa raste kam dërguar në prokurori speciale, prokurori themelore e polici të krimeve ekonomike dhe asnjë deri më tash nuk po trajtohet, përkundrazi zvarriten me vite e vite edhe pse ka fakte sa të duash për krim e korrupsion. Rasti i mirëmbajtjes së urave p.sh ku nga 500 mijë euro të planifikuara në fund kontrata përfundon në 5 milionë e 300 mijë euro. Nuk e di çfarë fakti tjetër i duhet prokurorit për të vepruar. Unë me datë 8 maj do të shkoj në Prokurori Speciale për të ju treguar që jam i lumtur që jam nënshkrues i kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë. Do të doja që edhe projektet tjera të ecnin me dinamikën e punëve që po bëhen në këtë rrugë. Do të vazhdoj që t’a kryej punën time me nder e përkushtim pavarësisht pengesave që na dalin gjatë rrugës”, ka deklaruar ai.
Në gusht të vitit të shkuar, konsorciumi i organizatave të shoqërisë civile “CorrWatch” pati evidentuar varg shkeljesh në tenderin për rrugën Prishtinë-Podujevë. Sipas raportit, Ministria e Infrastrukturës në mënyrë të kundërligjshme ka nënshkruar kontratë ani se për këtë procedurë tenderuese pati ankesë të pashqyrtuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit. “CorrWatch” ka kërkuar hetim të këtyre kontratave, si dhe anulim të vendimeve.
Për tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë pati alarmuar edhe Komisioni Rregullator i Prokurimit vitin e shkuar, duke i dhënë vërejtje Ministrisë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” Filmi ndjek jetën e Rexhës, një njeriu që mbetet pothuajse i vetëm në një fshat të... -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane














