Shqipëria
1/3 e popullatës në Shqipëri jeton në kushte të vështira
Sipas raportit, varfëria (norma e rrezikut të varfërisë) në Shqipëri mbetet e lartë, mbi 22.0 %
Të paktën 1/3 e popullatës në Shqipëri jeton në kushte të vështira, teksa skemat e mbështetjes sociale duhet të targetojnë me mirë familjet në nevojë.
Raporti vjetor i zyrës së Avokatit të Popullit (AP) për vitin 2023 ndalet te shifrat e prodhuara nga Instituti i Statistikave, por dhe tek ankesat që ka marrë lidhur me këto çështje.
Sipas raportit, varfëria (norma e rrezikut të varfërisë) në Shqipëri mbetet e lartë, mbi 22.0 %. Sipas rezultateve të Anketës së të Ardhurave dhe Kushteve të Jetesës (EUSILC) 2021 që mat kushtet e jetesës, varfërinë relative dhe privimin material në familjet shqiptare, publikuar më datë 30.12.2022 nga INSTAT, vlerësohet se niveli i përjashtimit social në Shqipëri, pra i individëve në rrezik varfërie, ose thellësisht të privuar materialisht, ose me intensitet shumë të ulët në punësim, është rreth 43.9% e popullsisë. Privimi i rëndë material vlerësohet në 35,2 % në 2021-ën.
“Kjo do të thotë se pothuajse 1/3 e popullsisë jeton në kushte shumë të vështira ekonomike, duke iu referuar studimit për “Transfertat e Mbrojtjes Sociale drejt Familjeve të Varfra”, ku janë listuar kategoritë e shpenzimeve për familjet e varfra, ushqimi zë pjesën më të madhe të shpenzimeve, duke lënë hapësirë të pakonsiderueshme për shpenzime të tjera, si komunikimi, kultura”, thuhet në raport, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
I njëjti dokument vlerëson se ndihma ekonomike, që është një instrument që synon kategoritë në nevojë, ka vend për përmirësim diçka që pranohet edhe në dokumente strategjike.
Sipas AP, sfidë e reformës për Ndihmën Ekonomike vijon të mbetet masa e ulët e saj, nxjerrja nga skema e familjeve në rrezik të varfërisë, mosmbulimi i të gjitha kategorive vulnerabël, përfituese të ndihmës ekonomike dhe mangësia e akteve nënligjore që përcaktojnë masën e minimumit jetik dhe përshtatjen e kësaj mase në planin kohor, si një normë kufizuese për mbrojtjen e burimit të të ardhurave të qytetarëve.
Konkretisht gjatë vitit 2023 institucioni i Avokatit të Popullit ka trajtuar raste të paraqitura nga ankesat e qytetarëve, apo të trajtuara me iniciativë. Referuar ankesave të regjistruara gjatë këtij viti, rezulton të jenë 35 të tilla, nga të cilat 10 janë të nisura me iniciativë.
Për trajtimin e këtyre rasteve, institucioni i Avokatit të Popullit ka kryer hetime administrative, të cilat janë përmbyllur me zgjidhjen e tyre në favor të qytetarëve dhe/ose sqarimin e ankuesve lidhur me shkaqet ligjore të ndërprerjes apo të mospërfitimit të ndihmës së kërkuar, shoqëruar me sugjerimet përkatëse për zgjidhjen e problematikës se trajtuar si dhe duke adresuar problematikat nëpërmjet rekomandimeve drejtuar institucioneve përgjegjëse.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Qirinjtë ‘made in Switzerland, mjeshtëria sfidon importet Njëherë të përdorura vetëm për dritë, lutje ose festime ditëlindjeje, qirinjtë janë shndërruar në aksesor modern... -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje










