Kosova
Reuten: Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së, i ka përmbushur të gjitha kriteret
Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, thotë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës dhe e quan të padrejtë kushtëzimin me Asociacionin, përcjell albinfo.ch.
Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, ishte i pari që paralajmëroi se Kosova duhet të bëjë hapa konkretë për themelimin e Asociacionit para se ta mendojë anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
Këto deklarata diplomati amerikan i bëri gjatë muajit mars, derisa ishte për vizitë në Prishtinë.
Tani kur kanë mbetur një javë para mbledhjes së Komitetit të Ministrave në Këshillin e Evropës, Kosovës po i kërkohet nga shtetet kryesore evropiane që ta dërgojë një draft-statut për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese.
E me këtë qasje të shteteve mike nuk po pajtohet kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili dje gjatë një konference për medie tha se kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd.
Me vëmendje këto zhvillime i ka përcjellë edhe eurodeputeti holandez, Thijs Reuten.
Ai thotë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës.
“Shpresoj që Kosova do të rikthehet në agjendë për javën e ardhshme, kur do të mblidhet Komiteti i Ministrave në Këshillin e Evropës, sepse Kosova me të vërtetë i ka plotësuar kriteret për t’u anëtarësuar në këtë organizatë. Raportin e Dora Bakoyannis e kanë mbështetur shumica e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, prandaj Kosova duhet të rikthehet në agjendë”, thotë ai për Tëvë.
Deputeti holandez e sheh të padrejtë kushtëzimin e Kosovës me Asocacionin e komunave me shumicë serbe.
Ai u ka bërë thirrje shteteve anëtare të Këshillit të ndryshojnë qëndrim para mbledhjes së Komitetit të Ministrave që do të mbahet javën e ardhshme.
“Më zhgënjim po e shoh se disa shtete të rëndësishme tani po kërkojnë diçka nga Kosova që nuk ka qenë e paraparë më herët për t’u bërë anëtare në Këshillin e Evropës. Me të vërtetë mendoj se është një qasje e padrejtë. Prandaj po u bëj thirrje këtyre shteteve që të ndryshojnë qëndrim. Kosova e ka pranuar se do të punojë për themelimin e Asociacionit, por kjo çështje nuk duhet të përfshihet në Këshillin e Evropës” , shprehet eurodeputeti holandez.
Dy shtetet kryesore të Evropës, Franca dhe Gjermania, kanë kërkuar kushtëzimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” Filmi ndjek jetën e Rexhës, një njeriu që mbetet pothuajse i vetëm në një fshat të... -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari
Jeta në Zvicër
-
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 Shoqata FIZ Avokim dhe Mbështetje për Gratë Migrante dhe Viktimat e Trafikimit regjistroi 228 persona në... -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz












