Kosova
Pas Kroacisë, edhe Bullgaria do të dërgojë 100 ushtarë në Kosovë
Raportohet se Bullgaria do të dërgojë një kontingjent prej 100 ushtarëve në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, përcjell albinfo.ch.
Dislokimi, sipas agjencisë bullgare të lajmeve “Novinite”, shënon një kontribut të rëndësishëm në përpjekjet e NATO-s për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.
Ceremonia e dërgimit të kontingjentit ushtarak në Kosovë do të mbahet në sheshin “Georgi Izmirliev” në Blagoevgrad sot (e enjte). Ata do të zbarkojnë në Kosovë javët në vijim.
Kontingjenti përbëhet kryesisht nga Komanda e Brigadës së Tretë në Blagoevgrad, e cila do të dislokohet për operacione me Forcën e Stabilizimit të NATO-s në Kosovë (KFOR).
Kontingjenti bullgar do të angazhohet në aktivitete që synojnë të mbështesin përpjekjet për rivendosjen dhe ruajtjen e sigurisë në Kosovë.
Aktualisht, Bullgaria ka rreth 48 ushtarë në Kosovë. Ky numër do të rritet në rreth 150.
KFOR-i ka gjithsej 4.443 trupa nga 28 vende. Numri i trupave është rritur që nga tensionet e majit të vitit të kaluar.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile Në Aargau, gratë dhe të huajt duhet të marrin pjesë në një aktivitet informues. Tani rezulton... -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën












