Kosova
KFOR-i: Policia e Kosovës s’ka nevojë të na njoftojë për të gjitha lëvizjet
Pas aksionit të fundit të Policisë së Kosovës në veri të vendit, KFOR-i ka theksuar nevojën për konsultim dhe koordinim të çdo veprimi që mund të ndikojë në sigurinë rajonale, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, KFOR-i ka thënë se Policia e Kosovës nuk e ka për detyrë t’i njoftojë ata për të gjitha lëvizjet e tyre nëpër vend.
Në një përgjigje për Dukagjinin, KFOR-i teksa ka cituar edhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të qartë se çdo lëvizje apo dislokim i Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të vendit kërkon miratimin e tyre.
“Qëndrimi i NATO-s është i qartë dhe konsistent. Policia e Kosovës nuk ka nevojë të njoftojë komandantin e KFOR-it për të gjitha lëvizjet e saj nëpër Kosovë. Por, siç e bëri të qartë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në vizitën e tij në Kosovë nëntorin e kaluar:
“Stabiliteti në rajon varet nga të gjitha palët që zgjedhin diplomacinë në vend të dhunës dhe nga respektimi i angazhimeve ekzistuese. Çdo dislokim i Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës kërkon pajtimin e KFOR-it; dhe presim konsultime me kohë për çdo veprim të Forcës së Sigurisë së Kosovës apo Policisë së Kosovës që mund të ndikojë në sigurinë rajonale”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë në ditën e aksionit, thuhet se përpos mbylljes së gjashtë njësive ilegale të “Bankës Postare Kursimore”, u konfiskuan edhe prova të ndryshme materiale, duke përfshirë rreth 74 milionë dinarë, rreth 1 milion e 600 mijë euro, 19 mijë e 500 franga, e rreth 13 mijë e 800 dollarë amerikanë.
Aksioni i i policisë së Kosovës erdhi një javë pasi Banka Qendrore e Kosovës njoftoi se ka përfunduar afati tranzitor për rregulloren e saj, që ndalon përdorimin e dinarit serb për kryerjen e pagesave.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane Studiuesit kanë bërë që toka të dridhet në Zvicrën jugore, duke shkaktuar mijëra tërmete të vogla... -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit












