Kosova
Asambleja Parlamentare e NATO-s nis punimet, Kosova në agjendë
Asambleja Parlamentare e NATO-s do të mblidhet në Sofje të Bullgarisë duke filluar nga sot, ku në agjendën e kësaj mbledhje, e cila do të zgjasë për tri ditë rresht, është edhe Kosova, përcjell albinfo.ch.
Kuvendi i Kosovës synon ta avancojë statusin e tij nga anëtar vëzhgues në anëtar të asociuar.
Sipas një njoftimi të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, deputetët e saj mes tjerash do të vendosin për kërkesat e Maltës dhe Kuvendit të Kosovës.
Gjithashtu në takim do të trajtohen sfidat e vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor, strategjitë për mbështetjen e partnerëve në rrezik dhe rritja e angazhimit me Jugun Global, thuhet në komunikatë.
Në punimet e Asamblesë do të marrin pjesë edhe deputeti Driton Hyseni dhe Xhavit Haliti, të cilët e përfaqësojnë Kosovën atje.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane Studiuesit kanë bërë që toka të dridhet në Zvicrën jugore, duke shkaktuar mijëra tërmete të vogla... -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit












