Kosova
Mbi 350 serbë kanë aplikuar për konvertimin e patentë shoferëve
Rreth 360 qytetarë serbë kanë aplikuar në Agjencinë e Regjistrimit Civil për t’i konvertuar patentë shoferët nga ilegal në RKS.
“Që nga 9 maji deri më 22 maj, qytetarët serbë janë duke i konvertuar patentë shoferët. Procedura e tyre është duke shkuar mirë. Nga shifrat që kanë aplikuar nga i nënti deri më 22 janë diku rreth 360 qytetarë. Vendimi ishte më se i nevojshëm, arsye ishte se këta qytetarë i regjistruan veturat në RKS, po nuk kishin patentë shofer të Republikë së Kosovës, kështu që ishte e nevojshëm që këta qytetarë të përkthejnë patente shoferët nga strukturat ilegale, ashtu siç i kryhen edhe automjetet dhe të kompletohen në komunikacion”, ka thënë Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC), Blerim Camaj, në një intervistë për Ekonomia Online.
Pas liberalizimit të vizave, ai shtoi se serbët kanë shprehur interesim edhe për pajisje me pasaporta të Kosovës.
“Edhe qytetarë serbë, pas liberalizmit të vizave nëpër komunat veriore kanë shtuar interesim të madh për t’u pajisur me pasaporta. Vlen të theksohet se shifrat janë shumë të mëdha krahasuar me vitet e kaluara. Që nga një janari deri më 22 maj, janë pajisur me pasaporta diku rreth 2 mijë e 500 qytetarë serbë. Që do të thotë nëpër katër komunat veriore, por edhe nëpër komunat e tjera që janë me shumicë serbe të gjithë qytetarët serbë janë të interesuar të pajisen me pasaporta”, ka thënë ajo.
Kryeshefi i ARC-së ka thënë se në nivel vendi, rreth 22 mijë qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për t’u pajisur me pasaporta.
“Sa u përket kërkesave të qytetarëve pas liberalizimit të vizave, kërkesat u shtuan, shifrat janë rritur nga muaji janar deri në mars. Totali i aplikimi nga një janari deri me 22 maj është rreth 22 mijë pasaporta që kanë aplikuar qytetarët e Kosovës. Tani pajisen menjëherë, afati që nga dita e aplikimi deri të pajisen tani e kemi zbritur në afat shatatëditor”, ka thënë ai./Ekonomia Online
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane Studiuesit kanë bërë që toka të dridhet në Zvicrën jugore, duke shkaktuar mijëra tërmete të vogla... -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit















