Kosova
Veseli nga Haga kërkon proces të drejtë dhe transparent
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në seancën para Dhomave të Specializuara të Hagës ka kërkuar që procesi të jetë i drejtë, dhe të kryhet në kohë të arsyeshme, e po ashtu të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Do të jem i shkurtër dhe i drejtpërdrejtë me juve për faktin se është në interesin publik kjo që do ta them. Janë dy çështje. Çështja e parë ka të bëj me kohëzgjatjen e këtij procesi. Që nga dita e parë kur jemi futur në këtë sallë, Prokuroria ka kërkuar në mënyrë transparente 545 orë. Prej ditës së parë, faktikisht, secili e kemi ditur se 545 orë me procesin që do ta zhvillojmë në këtë sallë, do të kalonin 3 vjet ose 4 vjet, edhe nëse fare asnjë pyetje nuk do të bënte as mbrojtja e as ju si trup gjykues”, tha Veseli.
“Nuk dua të paragjykoj askënd, por ajo që dua të them është se besoj është në interes të publikut, jo vetëm tonin si të akuzuar, që dikush duhet të marrë përgjegjësinë e vendimmarrjes, që ky proces para popullit të Kosovës të jetë jo vetëm fer, jo vetëm transparent, jo vetëm të respektojë procedurat e Kushtetutën e ligjet e Republikës së Kosovës, por edhe të ruajë dhe të garantojë një gjykim të drejtë dhe në kohë të arsyeshme. Unë si njëri nga të akuzuarit, i nderuar trup gjyqësor, frikësohem se nëse nuk respektohen këto parime, nuk ka të bëjë me fatin tonë individual, por me një mesazh që do ta dërgojmë te populli i Kosovës, i cili e ka krijuar me vetëdije të plotë, por edhe me besim këtë gjykatë, tek ju si partner tanë ndërkombëtarë, dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të cenohet besimi që ka shtetin ligjor dhe drejtësinë ndërkombëtare”, tha Veseli.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër Migrimi i brendshëm përtej kufijve gjuhësorë të Zvicrës ndonjëherë e vë në provë integrimin lokal. Në... -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis










