Lajme
Austri: Të paktën 300 kocka vigane janë gjetur në një bodrum shtëpie
Bëhet e ditue se qindra eshtra të shtazëve vigane janë zbuluar në një bodrum vere në Austri, përcjell albinfo.at.
Sipas ekspertëve, mbetjet besohet të jenë 30,000 deri në 40,000 vjet të vjetra.
Andreas Pernerstorfer bëri zbulimin e jashtëzakonshëm gjatë rinovimit të bodrumit të tij në fshatin Gobelsburg, rreth 70 kilometra në veriperëndim të Vjenës , në mars, raporton CNN.
Është gjetja më e rëndësishme e këtij lloji në më shumë se një shekull, sipas studiuesve nga Akademia Austriake e Shkencave (OeAW), të cilët kanë rikuperuar kockat për disa kohë.
Të paktën 300 kocka të ndryshme u zbuluan në bodrum
Sipas arkeologes Hannah Parow-Souchon, një studiuese në OeAW, e cila foli për CNN të enjten e kaluar, pronari i shtëpisë donte të rrafshonte dyshemenë e bodrumit, sepse ishte i pjerrët dhe hoqi disa beton në qendër. Në atë fazë, ai vuri re eshtrat, të cilët në fillim mendoi se ishin prej druri dhe kujtoi një histori nga gjyshi i tij, i cili në vitet ’60 zgjeroi të njëjtin bodrum dhe zbuloi disa mbetje mamuthësh.
Pronari më pas raportoi gjetjen në Zyrën Federale të Monumenteve, e cila e dërgoi atë në OeAW. Gërmimi filloi në fillim të majit, me ekspertët që deklaruan se eshtrat u përkasin tre mamuthëve të ndryshëm. Më konkretisht, arkeologët thonë se kanë në posedim të paktën 300 kocka, të cilat janë gjetur të grumbulluara së bashku.
“Më pëlqen të jem arkeologe. Unë kam qenë e përfshirë në gërmimet e shumë gjetjeve magjepsëse, por gjithmonë kam dashur të zbuloj një vigan”, tha Parow-Souchon. “Është hera e parë që arrijmë të hetojmë diçka të tillë në Austri me metoda moderne”, shtoi ai.
Gërmimet, të cilat u financuan nga Zyra Federale e Monumenteve dhe provinca e Austrisë së Poshtme, ngrenë shumë pyetje, duke përfshirë nëse këto kafshë u vranë nga gjuetarët e epokës së gurit. “Ne e dimë që njerëzit gjuanin mamuthë, por aktualisht dimë shumë pak se si e bënë këtë”, tha arkeologu, duke shtuar se në këtë vend mund të jetë përdorur si kurth për kafshët.
Pasi studiuesit të kenë përfunduar punën e tyre, eshtrat do të dërgohen në Muzeun e Historisë Natyrore në Vjenë për restaurim.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve Nxehtësia e vazhdueshme dhe thatësia e madhe kanë rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve, duke detyruar autoritetet... -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje












