Kosova
Digjen dy mjete me targa serbe në veri të Kosovës, ja çfarë dyshohet
Digjen dy mjete me targa serbe në veri të Kosovës, Prokuroria nis hetimet për rastin. Ja çfarë dyshohet
Policia e Kosovës ka njoftuar se dy mjete me targa serbe janë djegur mëngjesin e së shtunës në Mitrovicën e Veriut.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se policia nuk e ka identifikuar ndonjë të dyshuar për këtë incident, por prokurori e ka hapur këtë rastin si “zjarrvënie”.
“Një veturë Skoda Octavia me targa serbe u përfshi komplet nga zjarri dhe ky zjarr e kaploi pastaj edhe veturën e tipit Mercedes C class, po ashtu me targa serbe”, tha Elshani.
Ai tha se ngjarja ndodhi në rrugën “Kral Petri” në Mitrovicën e Veriut, në orën 02:25, më 1 qershor.
“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Eksperti i zjarrit dhe hetuesi kujdestar e njoftoi prokurorin, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si ‘zjarrvënie’”, tha Elshani.
Në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, edhe në të kaluarën janë regjistruar raste të djegieve të makinave dhe pronave.
Në fillim të prillit një pjesëtarit të policisë kufitare të Kosovës iu dogj vetura në Mitrovicë të Veriut.
Në mars u regjistruan dy djegie të pronave të serbëve në Kosovë. Një lokal, në pronësi të nënkryetares së Zveçanit, Natasha Tomaniq, u dogj më 8 mars. Ajo, dhe autoritetet e sigurisë, thanë se zjarrvënia dyshohet se ishte e qëllimshme.
Ndërkaq, më 24 mars u dogj një objekt në pronësi të Nenad Radosavleviqit, drejtor i Drejtorisë për Sport, Rini dhe Kulturë në komunën që funksionon sipas sistemit të Kosovës. Radosavleviq i tha Radios Evropa e Lirë se beson që zjarrvënia ishte e qëllimshme dhe se motivi ishte politik.
Trendi i djegies së makinave ishte veçanërisht aktual në fund të vitit 2022 dhe gjatë vitit 2023, kur u bë procesi i riregjistrimit të veturave me targa të Kosovës. Për këtë arsye, persona të panjohur dogjën disa vetura me targa RKS (Republika e Kosovës).
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane Studiuesit kanë bërë që toka të dridhet në Zvicrën jugore, duke shkaktuar mijëra tërmete të vogla... -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit












