Kosova
Gjenevë: U mbajt raundi i tretë i negociatave ndërmjet Kosovës dhe shteteve anëtare në EFTA
Mësohet se nga data 3 deri më 5 qershor 2024, në Gjenevë u mbajt raundi i tretë i negociatave ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shteteve anëtare në EFTA-s, përcjell albinfo.ch.
Delegacionet e palëve negociuese të Kosovës dhe të EFTA-s, të bashkëkryesuara nga z. Zef Dedaj, U.d. Drejtor i Përgjithshëm i KIESA-s dhe z. Kushtrim Dakaj, Shef i Stafit të Kabinetit në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe nga Znj. Karin Büchel, ministre në Sekretariatin Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike, bënë përparim në të gjitha fushat e negociatave, duke përfunduar çeshtjet sanitare dhe fitosanitare, barrierat teknike tregtare, pronësinë intelektuale, si dhe aneksin e shërbimeve financiare.
Ndërsa, për Aneksin mbi Mandatin e Nënkomitetit për Tregtinë e Mallrave, në veçanti për produktet bujqësore, sektorët e shërbimeve, si dhe për çështjen antidamping, dy delegacionet ranë dakord që të vazhdojnë punën e tyre përmes takimeve virtuale në mënyrë që, në raundin e katërt të negociatave, që do të mbahet në shtator të këtij viti në Prishtinë, të përfundohet Marrëveshja e Tregtisë së Lirë për Mallra dhe Shërbime me vendet anëtare të EFTA-s.
Vlen të theksohet se Kosova është i vetmi shtet në rajon që në kuadër të kësaj Marrëveshjeje të Tregtisë së Lirë me vendet anëtare në EFTA- s, përveç negocimit për tregtinë e lirë tē mallrave, po negocion edhe kapitullin e tregtisë së shërbimeve.



E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi Një studim i Universitetit të Bazelit tregon se pandemia e Covid-19 ka pasur një ndikim më... -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër













