Kosova
Osmani mbështet përgjigjen që Qeveria ia dha QUINT-it për shpronësimet në veri
Presidentja Vjosa Osmani u është përgjigjur shteteve të QUINT-it, të cilat shprehën shqetësimin e tyre rreth shpronësimeve në veri, përcjell albinfo.ch.
Ajo ka thënë se këto shpronësime janë në përputhje me ligjet, Kushtetutën dhe standardet e Gjykatës Evropiane, dhe se e përkrah çdo veprim që është në interes të sigurisë nacionale dhe të qytetarëve të Kosovës pa dallim.
Osmani ka mbështetur deklaratën e Qeverisë në reagim ndaj QUINT-it, duke thënë se institucionet e kanë dhënë shpjegimin e duhur se si është bërë kjo procedurë.
“Çështja e shpronësimeve çdo qytetar i Republikës së Kosovës, pavarësisht etnisë, duhet të analizohet vetëm në kontekst të përputhshmërisë me ligjin e aplikueshëm në Kosovë dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Çështja e shpronësimeve ka rregulla të caktuara dhe këto rregulla jo vetëm që përcaktohen me ligje tona, por edhe me standardet evropiane të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe përderisa respektohet ky standard dhe pesë hapat janë aplikuar, kjo tregon se është zbatuar edhe ligji ynë, edhe kërkesat tona kushtetuese, edhe standardet evropiane të drejtave të njeriut dhe shpronësimet vazhdojnë në përputhje me ligjin pa asnjë tendencë për diskriminim të askujt”, ka theksuar ajo.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud Qindra pacientë me sigurim privat ose gjysmë-privat përballen me refuzimin e rimbursimit të faturave mjekësore nga... -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre











