Kosova
Tony Blair e Edi Rama nesër për vizitë në Kosovë, në shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nesër do të qëndrojnë për vizitë në Prishtinë, në ditën kur shënohet 25 vjetori i çlirimit të Kosovës.
Blair do t’u adresohet deputetëve të Kosovës me një fjalim, me fillim nga ora 10:00, teksa nga ora 12:30, do të pritet në takim nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, transmeton albinfo.ch.
Në këtë takim, i cili do të mbahet në objektin e ndërtesës së vjetër të Komunës së Prishtinës, ish-kryeministri britanik do të nderohet Çelësin e Qytetit dhe me titullin Qytetar Nderi i Kryeqytetit.
Çmimi Çelësi i Qytetit do t’i dhurohet edhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama gjatë takimit me Përparim Ramën nga ora 16:00.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil










