Kosova
Mandl e quan Rugovën themelues të shtetit të Kosovës
Eurodeputeti austriak Lukas Mandl i cili dy ditë më parë është rizgjedh si deputet në Parlamentin Evropian , në një cermenoni në Presidencën e Austrisë, ka folur për ish-presidentin Ibrahim Rugova, të cilin e ka quajtur themelues të shtetit të Kosovës.
Mandl i cili njihet dhe si një mik i madh i Kosovës, duke folur për figurën e presidentit historik Ibrahim Rugova, tha se ai ka qenë vizionar i rezistencës paqësore, i themelimit të shtetit në rrugë paqësore.
“Edhe emri i fundit që do ta përshëndes është shumë i përzemërt për mua . Është themeluesi i shtetit të Kosovës, i cili në libra është cilësuar si “Gandi i Ballkanit”, por ai ka qenë“ Origjinali i Ballkanit”. Ka qenë dhe vizionar i rezistencës paqësore, i themelimit të shtetit në rrugë paqësore, që ka krijuar kontakte të shumta në botën e lirë, për të krijuar shtetin e Kosovës, i cili fatkeqësisht vdiq shumë i ri por njëkohësisht i pavdekshmi Ibrahim Rugova”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër Migrimi i brendshëm përtej kufijve gjuhësorë të Zvicrës ndonjëherë e vë në provë integrimin lokal. Në... -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis













