Kosova
Rohde i përgjigjet Hillit: I paimagjinueshëm anëtarësimi i Serbisë në BE pa njohje reciproke
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në një postim të bërë në rrjetin social X, i është kundërpërgjigjur ambasadorit të SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, i cili ka deklaruar se nuk mendon që Serbia duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në Bashkimin Evropian, përcjell albinfo.ch.
Rohde ka reaguar pas deklarimit të Hillit, duke cituar deklaratën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij në Kosovë, në qershor të vitit 2022, i cili kishte deklaruar se është e paimagjinueshme që dy vende, të cilat nuk e njohin njëra-tjetrën, të bëhen anëtare të BE-së.
“Vetëm sa për të rikujtuar: Lexojeni deklaratën e qartë të kancelarit gjerman, Scholz, gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi në qershor të vitit 2022 për normalizimin, përfshirë njohjen reciproke. Kjo qëndron ende. Rruga është aty. Zbatim i plotë i marrëveshjes së Brukselit dhe asaj të Ohrit nga të dyja palët sa më parë”, ka shkruar Rohde mbrëmë vonë në X.
“Një marrëveshje politike mes të dy vendeve është një kusht i rëndësishëm për investime dhe vende pune, e me këtë edhe për perspektivën e të rinjve në Kosovë. E qartë është se marrëveshja në fund duhet të zgjidhë edhe çështjen e njohjes së Kosovës, sepse është e paimagjinueshme që dy vende të cilat nuk e njohin njëra-tjetrën të bëhen anëtare të BE-së”, kishte thënë Scholz më 2022.
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut Sipas paditësit, një oficer policie mashkull dhe një femër e kishin sulmuar atë pa qenë të... -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale











