Kosova
Për Kurban Bajram bëhet thirrje për paqe dhe atdhedashuri
Besimtarët e fesë islame kremtojnë festën e Kurban Bajramit edhe në Kosovë. Që nga mëngjesi i hershëm ata ua mësyn xhamive për ta falur namazin e Kurban Bajramin, ku edhe dëgjuan ligjërata tematike, derisa mesazh ishte ruajtja dhe mbrojtja e atdheut, solidariteti me nevojtarët, por edhe më shumë zhvillim ekonomik.
Manifestimi qendror për territorin e Kosovës kushtuar Kurban Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ku filloi me faljen e namazit, pas të cilit ishte ligjërata tematike, të cilën e mbajti Hetem Sopjani, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, tha se shprehja e atdhedashurisë në lutjet e përditshme është një ndjenjë e natyrshme, sepse është një dhuratë e pashtershme.
“Prandaj është detyrë e jona që ta duam, ta ruajmë dhe ta mbrojmë vatanin tonë. Është detyrë që të bëhemi qytetarë të një vendi që jetojmë me dinjitet, e për t’u bërë të tillë kërkohet që të jemi bashkë duke promovuar atë në të gjitha fushat dhe në çdo vend. Kurban Bajrami është një rast i mirë për t’iu afruar Zotit me vepra tona të mira, për ta falënderuar atë për bekimin e tij, për të pastruar shpirtin dhe zemrën. Këtë e arrijmë duke kryer vepra të mira, duke zgjatur dorën për të varfëritë dhe nevojtaret“, tha ai.
Ai po ashtu luti Zotin që të rikthejë paqen në Palestinë dhe Ukrainë. Po ashtu pati një mesazh edhe për çiftet bashkëshortore.
“Bashkërisht mund të bëjmë edhe më shumë në rritjen ekonomike, rritjen e standardeve për një jetë më të mirë në Kosovë në mënyrë që të zvogëlojmë migrimin e popullatës tonë nëpër vendet e botës. Në anën tjetër, shohim që nataliteti ka rënë, se Kosova dhe vendet e tjera shqiptare po zbrazën në përmasa të madhe, çiftet e reja nuk bëjnë më shumë se një apo dy fëmijë. Ftoj çiftet e martuara që të kenë më shumë fëmijë, ngase edhe këtë ia kemi borxh Kosovës sonë. Të mos frikësohen çiftet e reja për riskun e familjes, ngase risku është moment i Zotit. Të mos bëhemi shkaktar për mbylljen e foshnjoreve, çerdheve, shkollave e xhamive, ngase do të na gjykojë e ardhmja e vendeve tona”, tha ai.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër











