Kosova
Kurti: Shtetasit e Kosovës nuk kanë nevojë më të heqin dorë nga pasaporta
Dje (27.06.2024) ka hyrë në fuqi Ligji për Modernizimin e Shtetësisë së Republikës Federale, me të cilin lejohet edhe dyshtetësia për të gjithë qytetarët e Gjermanisë.
Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, reagoi ndaj këtij ligji, duke e vlerësuar si një lajm i mirë për mërgatën shqiptare në atë vend.
“Lajm shumë i mirë për mërgatën tonë dhe bashkëqytetarët tanë në Gjermani. Nga sot ka hyrë në fuqi Ligji për Modernizimin e Shtetësisë së Republikës Federale të Gjermanisë.
Kështu shtetasit e republikës sonë nuk kanë nevojë më që të heqin dorë nga pasaporta e Kosovës për të marrë shtetësinë gjermane. Gjithashtu, ata të cilët për të njëjtën arsye tashmë kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare, do të mund të aplikojnë për ta rimarrë atë.
Pra edhe shtetas i Kosovës, edhe shtetas i Gjermanisë. Edhe për Kosovën, edhe për Gjermaninë”, ka shkruar Kurti në Instagram.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten Konflikti në Lindjen e Mesme ka shkaktuar tashmë një rritje të ndjeshme të çmimeve të karburantit... -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh -
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit












