Kosova
Hill: Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është çështje vendimtare
Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, tha se BE-ja po përpiqet të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se SHBA-ja po ndihmon në këtë proces, sepse, siç tha ai, normalizimi është absolutisht vendimtar, përcjell albinfo.ch.
“Nëse nuk ka normalizim, kjo do të thotë jostabilitet, do të thotë probleme. Dhe, ndërsa evropianët duan ta shohin Serbinë mes tyre, brenda strukturave të tyre, ata duan që Serbia të zgjidhë ose të paktën të adresojë problemet e saj përpara se të hyjë në BE”, theksoi Hill në një intervistë në prag të Ditës së Pavarësisë Amerikane për revistën “Diplomacy & Commerce”.
Në përgjigje të deklaratës se qëndrimet e tij ndonjëherë janë të ndryshme nga qëndrimet e disa zyrtarëve dhe politikanëve evropianë në lidhje me njohjen e mundshme nga Serbia të pavarësisë së Kosovës, si hapi i fundit në rrugën e Serbisë drejt BE-së, Hill theksoi se ajo çfarë po bëjnë evropianët në në këtë drejtim, po e bëjnë siç duhet, në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve.
“Kjo do të thotë para së gjithash uljen e tensioneve, por do të thotë veçanërisht idenë e bashkëpunimit të ndërsjellë. Pra, normalizimi është ajo që kërkon BE-ja. Duke parë më tej, mendoj se është e rëndësishme të kuptohet se nëse mund të keni, siç e quajnë evropianët, ‘normalizim’ që është themelor, me bazë të gjerë dhe ligjërisht të detyrueshëm, mund të ndërtoni një platformë shumë të fortë mbi të cilën mund të ndërtoni gjëra të tjera”, theksoi Hill.
Hill disa ditë më parë kishte nxitur reagime me deklaratën se Serbisë nuk do t’i kërkohet njohja e pavarësisë së Kosovës si kusht për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.
Sipas tij, përfaqësuesit e BE-së duan paqe dhe siguri në rajon dhe sigurisht mes Kosovës dhe Serbisë.
“Mendoj se ata e kanë thënë shumë qartë se ka anëtarë të BE-së që nuk e njohin Kosovën, kështu që çështja e vërtetë është të përpiqemi të arrijmë normalizimin, ku ata kufij nuk do të jenë kufij që ndajnë, por kufij që bashkojnë”, kishte deklaruar Hill.
Ndërsa në një intervistë të mëparshme, Hill kishte thënë se “Serbia është më afër anëtarësimit në NATO sesa Kosova”. Kjo deklaratë kishte nxitur reagimin edhe të presidentes Osmani, e cila kishte thënë se “kushdo që konsideron se Serbia është afër NATO-së, ofendon viktimat e Millosheviqit”.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten Konflikti në Lindjen e Mesme ka shkaktuar tashmë një rritje të ndjeshme të çmimeve të karburantit... -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh -
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit











