Integrimi
61% e gjermanëve kundër migrantëve që nuk janë në BE
Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2014 në Gjermani kanüe hyrë 667 mijë të huaj, ose 112 mijë (20%) më shumë se një vit më parë
Një shumicë solide e gjermanëve, 61 për qind, janë kundër migrimit në Gjermani të shtetasve nga vendet që nuk janë në BE. Këtë rezultat e tregon „Eurobarometri” i kryer në nivel nacional, i sponsorizuar nga Komisioni i BE-së. Përqindja në fjalë është pak më e lartë se ajo e mesatares së qytetarëve të të gjitha vendeve të BE-së, e cila, marrë së bashku, është 57%.
Por, shumë më i lartë se në Gjermani refuzimi i të huajve të shteteve jashtë BE-së është në vendet si Italia (75%). Letonia (79%) ose Sllovakia (74%). Më së paku kundër kësaj kategorie të të huajve janë suedezët me vetëm 25%, ndërsa britanikët me 57% dhe francezët me 58% janë në mesatare.
Ndërkaq, qëndrimi i gjermanëve ndryshon nga ai i shumicës së qytetarëve të tjerë të BE-së kur bëhet fjalë për rëndësinë që ata i japin problemit të migracionit. Për 37 për qind të gjermanëve, migracioni është problemi më i rëndësishëm i Evropës sot, më i rëndësishëm se sa kriza e borxheve, shkruan süddeutschezeitung.de. Mesatarja në BE lidhur me këtë problematikë është shumë më e ulë, gjegjësisht 18%. Vetëm Britania e Madhe dhe Malta e konsiderojnë migracionin si problemin numër një për Evropën. 38% të britanikëve dhe 57% të maltezëve kanë këtë qëndrim.
Duhet theksuar se sipas statistikave më të reja, vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2014 në Gjermani kanüe hyrë 667 mijë të huaj, ose 112 mijë (20%) më shumë se një vit më parë. Gjatë po kësaj kohe Gjermaninë e kane braktisur rreth 420 mijë banorë, kështu që ardhjet “neto” të të huajve janë rreth 240.000.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes












