Kosova
Hovenieri e sheh “Dritaren për Investime të Diasporës” si mundësi të mirë për Kosovën
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, e ka përgëzuar Kosovën pas hapjes së “Dritares për Investime të Diasporës”, përcjell albinfo.ch.
“Ne e kuptojmë mundësinë e rrallë që bizneset nga diaspora mund ta paraqesin. E dimë që kur të vijnë mërgata për të investuar, tregojnë idetë më të mira dhe më bashkëkohore”, ka thënë Hovenieri në ceremoni.
“E dimë se si duket suksesi dhe hapja e kësaj platforme krijon vende pune përmes shkathtësive të reja dhe për të ngritur profilin e Kosovës”.
“Më lejoni t’ ju inkurajoj për të zhvilluar këtë investim, për t’i nxitur, tërhequr dhe treguar shkathtësitë e tyre dhe për të investuar në Kosovë. Për të nxitur rritjen ekonomike të Kosovës dhe për të mundësuar një të ardhme të begatshme të Kosovës. Duam të shohim një ekonomi, e cila u mundëson një begati të gjithë qytetarëve të Kosovës. Kjo është mundësi dhe sfidë, jemi këtu për të mbështetur shtetin e Kosovës për të përqafuar dhe për të kaluar këtë sfidë”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026











