Kosova
Oda Ekonomike e Kosovës dhe Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare hapin Zyrën e Diasporës
Oda Ekonomike e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, për hapjen e Zyrës së Diasporës në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës. Marrëveshja është nënshkruar në kuadër të Forumit me investitorët e Gjilanit nga Diaspora, organizuar nga albinfo.ch dhe albpoint.ch.
Oda Ekonomike e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, për hapjen e Zyrës së Diasporës në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës.
Zyra do të shërbejë si urë lidhëse mes biznesve vendore dhe atyre në diasporë, për të gjithë prodhuesit kosovarë, të rinjtë dhe të rejat e Kosovës që kanë ide inovative, për të kërkuar partnerë e bashkëpunëtorë biznesi në diasporën e Kosovës, raporton albinfo.ch dhe albpoint.ch.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, pas ceremonisë së nënshkrimit, u shpreh i gëzuar që po hapet edhe një derë e bashkëpunimimit mes bizneseve brenda në Kosovë dhe atyre jashtë Kosovës.
“Diaspora është promotor i zhvillimit ekonomik të vendit, një potencial i jashtëzakonshëm për investime në Republikën e Kosovës. Prandaj, angazhimi i Odës dhe lidhjet tuaja janë thelbësore për krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e ekonomisë tonë”, u shpreh Kryetari Rafuna në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes.
Ndërsa Kryetari i Bordit të Rrjetit të Biznesve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, Fehmi Fetahi, u shpreh se “beson fuqishëm që ky bashkëpunim do të sjell vlera të vërteta për të gjithë dhe do të kontribuojë për një të ardhme më të ndritur për Republikën e Kosovës”, përcjell albinfo.ch dhe albpoint.ch.
Marrëveshja është nënshkruar në kaudër të Forumit me investitorët e Gjilanit nga Diaspora, organizuar Albinfo.
Zyra do të inagurohet gjatë muajit gusht, në selinë e Odës Ekonomike të Kosovës në Prishtinë.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Fluturimi Cyrih-Nju Jork devijohet në Londër pas emergjencës në ajër Avioni u ul në mënyrë të sigurt në Londër dhe nuk janë raportuar të lënduar. Pasagjerët... -
Helikopteri rrëzohet në Ticino, gjashtë persona të lënduar -
Në Zvicër, Cyrihu renditet stacioni më luksoz në botë -
KOF: Situata e punësimit në Zvicër nuk ndikohet nga lufta në Iran -
Në Zvicër po kërkohet ulja e kufirit të shpejtësisë për të kursyer karburant



















