Kosova
Kurti për incidentin në Aeroportin e Shkupit: Do të ketë raport zyrtar që do ta zbardhë këtë çështje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron sot për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Në konferencën për media pas takimit, Kurti deklaroi se në takim janë diskutuar disa tema me rëndësi për të dyja shtetet ndërsa tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë bashkëpunim bilateral në të gjitha fushat, derisa shtoi së janë rritur edhe shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.
“Kishim një mori çështje e tema që diskutuam që janë për të mirën e dyanshme e të përbashkët. Kosova dhe Maqedonia kanë marrëdhënie të mira bilaterale, bazuar në vlera të përbashkëta me synim të qartë për integrim evropian. Urojmë që sa më shpejtë t’i fillojmë negociatat për në BE. Shkëmbimi tregtar është rritur në gjysmë miliardi euro, dhe në këtë bashkëpunim ka investime reciproke në të dyja vendet”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Tutje, ai u shpreh se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Ai është deklaruar edhe për incidentin që i ka ndodhur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit ndërsa tha se është në pritje të një raporti zyrtar.
“Pa dyshim ka qenë përjetim dhe përvojë e rëndë e presidentes Vjosa Osmani, me dy gusht në aeroportin e Shkupit, ka qenë me familje dhe me dy vajza të vogla. Autoritet e Maqedonisë së Veriut, krerët e shteti këtu kanë shprehur keqardhje për rastin. Do të ketë raport zyrtar që do ta zbardhë këtë çështje, dhe ta kuptojmë se çfarë ka ndodhur dhe mos të përsëritet kurrë më një situatë e tillë”, u shpreh ai teksa ka thënë se lidhur me rastin po merren masat.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës













