Kosova
Hapja e urës mbi Ibër, sot pritet publikimi i raportit për stabilitetin e saj
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se raporti për matjet dhe testimin e urës mbi Ibër do të publikohet të martën, pasi kompania që ka kryer punimet do t’ia dorëzojë atë ministrisë. Por, Durmishi nuk ka bërë të ditur se kur do të hapet ura. Partia në pushtet Vetëvendosje ka kundërshtuar çdo kërkesë që për hapjen e urës së Ibrit të diskutohet me Serbinë. Ndërkohë, opozita kërkon nga Qeveria t’i garantojë bashkësisë ndërkombëtare se hapja e saj nuk do të shkaktojë incidente në veri.
Matjet dhe testimet për qëndrueshmërinë e urës mbi lumin Ibër kanë përfunduar dhe një raport mbi qëndrueshmërinë e saj për qarkullimin e automjeteve pritet të dalë të martën. Zëvendësministri i Infratukturës, Hysen Durmishi, nuk i dha hollësitë mbi rezultatet e raportit dhe njëkohësisht nuk tregoi nëse ura pritet të hapet gjatë kësaj jave, edhe nëse në raport konstatohet se ura është e gatshme për qarkullimin e automjeteve.
Në ditën e publikimit të raportit bëhen një javë prej kur nisën testimet në Urën e Ibrit, të cilën Qeveria synon ta hapë së shpejti, pavarësisht kundërshtimit të bashkësisë ndërkombëtare, që ka kërkuar që për këtë çështje të diskutohet në Bruksel me Serbinë. Por, Qeveria e Kosovës po e kundërshton që për hapjen e urës së Ibrit të diskutohet me Serbinë.
Deputeti i partisë në pushtet Vetëvendosje, Alban Bajrami, tha se nuk lejojnë që presidenti serb Vuçiq ta përdorë urën si figurë shahu për poena politikë.
“BE-ja e ka trajtuar me pompozitet arritjen e marrëveshjes për rivitalizimin e urës. Ka 8 vjet që kur është arritur marrëveshja për rivitalizimin e urës, e cila nuk ka ndodhur kurrë. Siç duket, për BE-në është normale të pritet edhe tetë vjet të tjera për rivitalizimin e urës, e cila është krejt e zakonshme dhe normale. Kjo urë nuk mund të trajtohet si figurë shahu nga Vuçiqi. Kjo urë mund të trajtohet vetëm në aspektin teknik i plotëson apo nuk i plotëson kushtet”, tha Bajrami.
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, tha se ura duhet të hapet, por jo pa i bashkërenduar veprimet me SHBA-në, BE-në dhe KFOR-in.
“Mbështesim hapjen e urës së Ibrit. Por, Qeveria duhet të bindë faktorin ndërkombëtar se hapja e urës nuk do të shkaktojë asnjë ekces, i cili mund të sjellë deesakalimi të situatës. Cdo vendim duhet të jetë në harmoni me aleatët e Kosovës. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara gjithmonë kanë sjellë pasoja”, tha Berisha.
Deputeti Berisha shpreh shqetësim sa u përket deklaratave të presidentit serb Vuçiq për çështjen e hapjes së urë së Ibri, i cili një ditë më parë tha se Qeveria e Kosovës do ta hapë rrugën më datën 14 të këtij muaji.
“Është shqetësuese deklarata e Vuçiqiq se pret që kjo urë të hapet dhe i paragjykon hapur takimet e kryeministrit me ambasadorët e QUINT-it”, tha ai.
Analisti politik, Blerim Canaj, vlerëson se çdo veprim i Qeverisë që lidhet me veriun e vendit e që nuk ka koordinim me bashkësinë ndërkombëtare përfundon në proces të dialogut me Serbinë.
“Është bërë njëfar tradite që çdo hap që është ndërmarrë pa koordinim të futet në dialog. Siç duket e ka vërejtur këtë edhe kryeministri dhe të gjitha çështjet po i fut në dialog. Kështu e kemi pasur edhe çështjen e dianarit që pas veprimeve të njëanshme, u bë temë e diskutimeve në dialog”, tha Cenaj përrtv21.
Ndërkohë, gjatë ditës së hënë janë parë punëtorë të cilët kanë gëlqerosur pjesë të urës së Ibrit. Punimet janë kryer edhe në javën e klaluar dhe mjetet të rënda transporti gjithashtu kanë bërë testikin e qëndrueshmërisë së urës.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud










