Kosova
Kamberi: Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve ka marrë hov në Bujanoc
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar për grafitet që janë bërë sërish në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se mesazhet kërcënuese për shqiptarët në Bujanoc janë shndërruar në përditshmëri.
“Sot, në hyrjen e repartit për fëmijë, në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc është vendosur ky mbishkrim. ‘Vdekje shqiptarëve. Nuk ju duam. Kosova është Serbi!’”
“Ky është mesazhi i dytë brenda një jave i këtij lloji. Gjuha e urrejtjes e kërcënimet ndaj shqiptarëve në Bujanoc ka marrë hov. Ftoj organet e rendit që të zbardhin rastin në tërësi”, ka thënë Kamberi.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë











