Kuriozitete
Apple zbulon kur do të prezantohet iPhone 16
Apple ka njoftuar datën e eventit të përvitshëm ku pritet të prezantojë iPhone 16.
Më 9 shtator, gjiganti teknologjik do të mbajë eventin special “It’s Glowtime” në Steve Jobs Theater në Apple Park, i cili do të transmetohet edhe online.
Edhe pse nuk është ende e qartë se kujt i referohet “glowtime”, pritet që Inteligjenca Artificiale të jetë risia e modelit të fundit të iPhone.
Në qershor, Apple prezantoi disa opsione të Inteligjencës Artificiale që i quajti “Apple Intelligence” nga Genmoji i personalizuar te Siri më ‘i zgjuar’.
Përdoruesit e iPhone 15 Pro Max mund të përdorin disa opsione, por iPhone 16 pritet që të jetë pajisja e parë që funksionon plotësisht me Inteligjencën Artificiale.
Kjo mund të ndryshojë trajektoren e Apple për iPhone. Shitjet e këtij të fundit në Kinë janë pakësuar për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe rritjes së konkurrencës.
Një nga pyetjet më të mëdha është sa do të kushtojë. Përdoruesit kanë diskutuar prej vitesh nëse pajisjet Apple duhet të jenë më të lira, ndërsa investitorët kërkojnë përfitimin maksimal. Nuk parashikohet një rritje e madhe çmimi për iPhone 16, por përfshirja e Inteligjencës Artificiale mund të jetë një mundësi që kjo të ndodhë.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve












