Kosova
Mbyllen pesë komuna paralele në veri
Policia e Kosovës të premten ka zhvilluar një aksion për mbylljen e objekteve ku vepronin strukturat paralele në veri të Kosovës.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë mbyllur pesë komuna paralele.
Ai ka thënë se tash më s’do të operojnë komunat paralele: Qarku i Mitrovicës së Kosovës, komuna paralele e Mitrovicës, e Zveçanit, e Zubin-Potokut dhe e Leposaviqit.
“Sot, pas një koordinimi të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës, janë mbyllur institucionet paralele ilegale të Vetëqeverisjes Lokale, të cilat kanë funksionuar nën direktiva të Serbisë, duke cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook. “Institucionet e Republikës së Kosovës oftojnë shërbime për të gjithë qytetarët, pa dallim. Ato janë adresa e duhur për të gjitha kërkesat dhe nevojat e qytetarëve tanë. Mbesim të përkushtuar për sa më shumë shërbime me cilësi sa më të lartë. Qytetarët pa asnjë dallim, kanë adresë të saktë ku mund t’i marrin shërbimet komunale dhe strukturat paralele e kanë të qartë se nuk mund të operojnë jashtë kornizës ligjore të Republikës së Kosovës. Nuk ka vend për operim ilegal dhe shërbime paralele në asnjë hapësirë të Republikës sonë”, tha Krasniqi.
Duke protestuar para Policisë në aksionin në veri, politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq, ka thënë se qytetarët serbë janë të frikësuar nga prania e Policisë së Kosovës.
“Si do t’ia bëjmë pa qendrën për punë sociale, si pa ndërmarrjen publike komunale, si pa institucionet e tjera të rëndësisë jetike për serbët që u ofrojnë mbrojtje e ndihmë qytetarëve në nevojë”, ka thënë ai.
Muaj më parë, autoritetet e Kosovës mbyllën edhe 7 komuna të tjera paralele në Prizren, Pejë, Suharekë, Istog, Klinë, Rahovec dhe Dragash.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
A po përjeton Zvicra një tjetër verë si ajo katastrofike e vitit 2003? Vala e të nxehtit po rikthen kujtimet e verës më vdekjeprurëse në historinë moderne të Evropës... -
Gjysma e votuesve në Zvicër janë mbi 60 vjeç -
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës











