Shqipëria
Arrestohet çifti shqiptaro-italian, konsumonin darka deri në 400 euro dhe iknin pa paguar
Një 31-vjeçar nga Tirana me inicialet K.P. dhe bashkëjtuesja e tij nga Italia, 32-vjeçarja me inicialet C.A. kanë rënë në prangat e policisë së Korçës këtë të martë, pasi në mënyrë të përsëritur konsumonin darka të shtrenjta në restorante dhe iknin pa paguar.
Rasti i parë është regjistruar në kryeqytet, ku dy të rinjtë kanë konsumuar një drekë në shifrën 400 euro dhe janë larguar nga restoranti pa paguar.
Te njëjtën gjë janë munduar të bëjnë në një restorant në periferi të qytetit të Korçës, ku fillimisht italiania pasi ka konsumuar drekën është larguar nga restoranti, ndërkohë që të njëjtën gjë ka tentuar të kryejë edhe shqiptari 31-vjeçar.
Ka qënë reagimi i kamarierëve që kanë ndaluar shqiptarin dhe me pas kanë lajmëruar edhe policinë, të cilët pasi e kanë shoqëruar në komisariatin e Korçës, kanë parë se dy të rinjtë ishin në kërkim edhe nga policia e kryeqytetit për të njëjtën vepër.
“K. P., 31 vjeç, banues në Tiranë dhe C. A., 32 vjeçe, banuese në Como, Itali, sepse pas konsumimit të ushqimit në një restorant në lagjen nr. 17, Korçë, kanë tentuar të shmangin pagesën, nëpërmjet mashtrimit. Nga verifikimet e kryera rezultoi se këta shtetas ishin shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”, thuhet në njoftimin e policisë.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve













