Kuriozitete
Gjiganti i veturave në Gjermani po përjeton krizë të madhe
Kompania Volkswagen njoftoi se për shkak të krizës së madhe, po ndërpret disa marrëveshje kolektive, duke përfshirë edhe atë që është në fuqi në Gjermani që nga viti 1994, përcjell albinfo.ch.
Siç është paralajmëruar, Volkswageni ka njoftuar sindikatën IG Metall për ndërprerjen e të ashtuquajturit “Sigurimi i punësimit dhe sigurimi i të ardhurave të punonjësve”.
Nëse sindikata dhe gjiganti i industrisë së veturave nuk bien dakord për program të ri të mbrojtjes së punonjësve, Volkswageni do të ketë të drejtën të pushojë punonjësit për arsye operacionale nga korriku i vitit 2025.
“Ne duhet t’i mundësojmë Volkswagenit të ulë kostot në Gjermani në një nivel konkurrues, në mënyrë që të investojë të pavarur në teknologji të reja dhe produkte të reja”, ka thënë drejtori i burimeve njerëzore të kompanisë, Gunnar Kilian.
Krahas kësaj kontrate, VW-ja ka ndërprerë edhe kontrata të tjera kolektive, duke përfshirë garancinë për punësim dhe rregulloren e punës me afat të caktuar.
Lidhur me këtë vendim është shprehur edhe negociatori në emër të sindikatës, Thorsten Groeger, i cili ka thënë se nëse nuk arrihet marrëveshje deri në qershor 2025, Volkswageni do të ketë probleme të mëdha dhe do të përballet me rritje të ndjeshme të kostove.
“Nëse e humbim këtë kontratë, do të hyjë në fuqi ajo që ka qenë aktive para vitit 1994. Kjo ndër të tjera parashikon orar më të gjatë pune me kompensim të plotë pagash, pauza shtesë apo shtesa më të larta për punën jashtë orarit dhe punën të shtunave”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve












