Kosova
Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria ndër vendet më të ndotura në botë
Anketa Botërore e Riskut nga Fondacioni Lloyd’s Register ka publikuar së fundmi një raport ku rendit Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosovën ndër 10 shtetet me një sjellje familjare më të papërgjegjshme për hedhjen e mbeturinave në mbarë botën. Ky raport është bazuar nga të dhënat e sondazhit global “Gallup” i cili realizoi 147.000 intervista në 142 vende dhe territore anembanë botës.
Mos menaxhimi siç duhet i mbetjeve shtëpiake shkakton probleme në mjedis dhe po ashtu rrezik për shëndetin e njerëzve. Raporti shkruan se 10 vendet dhe territoret me shkallën më të lartë të ndarjes së mbetjeve janë të gjitha në Evropë ose në Azinë Lindore. Raporti thotë se shumica e njerëzve në këto vende nuk raportojnë se i hedhin mbeturinat në vendin e duhur, por i vendosin ato vend e pa vend pa e ditur dëmin që shkaktojnë në shëndetin e banorëve të tjerë, të cilët ndryshe nga ata përpiqen të jenë sa më të kujdesshëm.
Kosova renditet e treta në listën e vendeve ku njerëzit nuk i ndajnë mbeturinat shtëpiake para deponimit, pas Bregut të Fildishtë dhe Gabonit. Mali i Zi dhe Shqipëria ndajnë pozitën e nëntë në tabelë, me rezultate pak më të mira se Togo, Kameruni, Benini, Liberia dhe Republika e Kongos.
Në Kosovë, “mungesa e njohurive, vetëdijes dhe edukimit në mesin e popullatës së përgjithshme kanë penguar progresin drejt ndarjes më të madhe të mbeturinave shtëpiake në burim. Duhet të ofrohen më shumë programe arsimore dhe ndërgjegjësuese”, thuhet në raport.
Në shkallë globale, raporti zbulon se më shumë se dy në pesë familje globalisht i hedhin mbeturinat e tyre në mënyrë të pakontrolluar, si djegia e hapur ose hedhja e tyre në rrugë, duke paraqitur rreziqe të mëdha për shëndetin e njerëzve dhe mjedisin.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve












