Kosova
Abdixhiku: Për vrasjen e Afrim Bunjakut, Serbia të mbahet përgjegjëse
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar rreshterin Afrim Bunjaku, duke thënë se ai e sakrifikoi jetën e tij për shtetin e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Ai ka deklaruar se vrasja e heroit Bunjaku ishte goditje e rëndë, e sipas tij, dënimi i terroristëve dhe mbajtja përgjegjës e Serbisë si organizatore e agresionit “janë detyrime tona si shtet e si shoqëri”.
“Ai u vra nga pjesëtarë të një grupi terrorist të sponsorizuar dhe komanduar nga Serbia, gjersa po ushtronte profesionin dhe punën fisnike prej polici në mbrojtjen e rendit dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Afrim Bunjaku është Heroi, i cili sakrifikoi jetën e tij për shtetin e Kosovës. Shembulli i tij është model dhe motiv për brezat se si mbrohet e si duhet shërbyer atdheut edhe në kohë paqeje. Vrasja e heroit Bunjaku ishte goditje e rëndë jo vetëm për familjen dhe kolegët policë, por edhe për shtetin e Kosovës. Prandaj dënimi i terroristëve si dhe mbajtja përgjegjëse e Serbisë si organizator i agresionit ndaj Republikës janë detyrime tona si shtet e si shoqëri”, thuhet në mesazhin e LDK-së në Facebook.
Sipas Abdixhikut, rreshteri Bunjaku do të mbetet përherë në kujtesën shtetërore “si personalitet që dha frymën e fundit për territorin e Republikës së Kosovës”.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet Njëherë të përdorura vetëm për dritë, lutje ose festime ditëlindjeje, qirinjtë janë shndërruar në aksesor modern... -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje










